TIRANË- Policia njofton se ka arrestuar Gjelosh Prognin me detyrë
Drejtor i Auditit pranë Bashkisë Tiranë për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
“Nga hetimet ka rezultuar se Progni ka marrë 500 mijë lekë shtetases V.B, duke i premtuar punësim në Bashkinë e Tiranës në muajin Janar të vitit 2013, pa dhënë specifika për pozicionin e punësimit”, thuhet në njoftimin e policise. Gjelosh Progni, 38 vjeç, lindur në Lekbibaj të Tropojës dhe banues Tiranë, me detyrë Drejtor i Audititpranë Bashkisë Tiranë e ushtronte këtë detyre prej vitit 2012.