Sport

Video/Super Serena Williams, shikoni si e kap hajdutin e celularit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:07 - 06/11/15 |
b.f

Super Serena Williams shndërrohet në heroinë dhe vrapon të hajduti që i kishte marrë celularin. Ka ndodhur në një restorant kinez të njohur në San Francisko të martën në mbrëmje, ku kampionia e tenisit ishte në një darkë me një mik.

Ndërsa të dy ishin në tavolinë një burrë i afrohet me shpejtësi dhe  del duke u veshur duke zotëruar celularin e Serenas. Siç thotë në një postim të gjatë në fb, Serena e kishte kuptuar sjelljen e çuditshme të burrit, që për shumë kohë kishte qëndruar afër karriges në të cilën ndodhej telefoni.

Vetëm pak çaste më pas Williams e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Çohet menjëherë dhe e kap burrin jashtë lokalit, duke i kërkuar në mënyrë shumë të sjellshme “nëse për rastësi” kishte marrë telefonin e saj.

Fajtori ka belbëzuar dhe ka provuar të thotë që kishte ngatërruar telefon, për t’ia dorëzuar qetësisht Serenës. Me tu futur në restorant, kampionia është pritur me ovacione nga klientët e pranishëm. “Dëgjoni gjithmonë superheroin që është brenda jush”, ka mbyllur e gëzuar Williams. Për më shumë shikoni videon.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas