I kishte shpëtuar kapjes nga policia në Ferrara, e cila në shkurtin e vitit të kaluar ka identifikuar gjashtë anëtarë të një bande kriminale përgjegjëse për vjedhje të shumta në shtëpitë dhe qendrat tregtare të Italisë veriore, por i riu u kap nga policia e Cascina, në provincën e Pisas. Bëhet fjalë për shqiptarin 26 vjeçar Klisman Haskasa, i cili pavarësisht se kishte ndryshuar identitetin, nuk mundi të rezistonte më gjatë arrestimit nga policia.
Banda e shqiptarëve në të cilën ai bënte pjesë, ishte bërë tmerr i banorëve të Toskanës.