Ish-Miss Bolivia 2020 dhe Miss Charm Bolivia 2023, Alondra Mercado Campos, 22 vjeçe, e njohur si Alondra MC, është arrestuar dhe ndodhet në burgun e grave në Trinidad në Beni, Bolivi.
Ajo akuzohet se ishte pjesë e një rrjeti të trafikut të armëve që drejtohej nga i dashuri i saj Andres Vasquez, i cili tani është në arrati.
Mediat e huaja shkruajnë se arrestimi i saj u bë i mundur gjatë bastisjes së pallatit ku banonte me të dashurin e saj dhe gjatë kontrolleve iu gjet një arsenal me armë, pushkë dhe kallashnikovë.
Me mbi 40 mijë ndjekës në rrjetet sociale, ajo shihej si një figurë magjepsëse dhe postonte vetëm mesazhe frymëzuese, por pas bastisjeve të policisë rezultoi krejt e kundërta dhe u zbulua se ajo ishte pjesë e trafikut të armëve në Bolivi./Opinion.al