I shumëkërkuari shqiptar Ilir Pere 48 vjeç, i lindur në Gramsh kishte marrë identitetin e një personi nga Peloponezi i Greqisë, atë të Nikolaos Liarakos.
Sipas mediave italiane, 48-vjeçari me këtë identitet lëvizte nëpër botë për të trafikuar drogë e për të shitur armë.
Ai u gjet nga autoritet italiane në Belgjikë, ku falë një pune të mbështetur kryesisht në inteligjencën policore, ai ndodhet aktualisht i arrestuar në Liezh.
Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, i shumëkërkuari shqiptar për hetuesit italianë ka pranuar se është Ilir Pere dhe jo Nikolaos Liarakos.
Ka pranuar po ashtu se ka përdorur për një kohë të gjatë telefonat e enkriptuar dhe platformën “Sky ECC” për të komunikuar me bashkëpunëtorët e tij në Itali, por duke mohuar se ka pasur një rol domethënës në botën e narkotrafikut.