Një 73-vjeçar ka rënë në pranga të policisë. Sipas njoftimit zyrtar i moshuari me inicialet L.S me banim në Vlorë, akuzohet për veprat penale ” Vepra të turpshme” dhe “Ngacmim seksual”
Ndalimi i tij u bë pasi nga verifikimet e kryera dhe si rezultat i këqyrjes së pamjeve filmike rezultoi se i moshuari është autor i dyshuar i këtyre veprave penale, për ngjarje e ndodhur në 9 korrik.
Ai del në një video duke kryer vepra të turpshme para dy minoreneve.
Materialet proceduriale në ngarkim të tij do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore./ Opinion.al