Bota

Arrestohet gjatë protestës kundër shkatërrimit të fshatit në Gjermani Greta Thunberg



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:47 - 17/01/23 |
Opi Nion

Aktivistja për klimën, Greta Thunberg, është një ndër protestuesit e arrestuar gjatë një tubimi kundër shkatërrimit të fshatit të qymyrit, Lytzerat, në Gjermani.

Një zëdhënës i policisë tha se nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me Thunbergun, e cila iu bashkua protestuesve javën e kaluar për të kundërshtuar zgjerimin e minierës, që është në pronësi të gjigantit të energjisë, RWE.

Policia, duke përdorur buldozerë largoi aktivistët nga ndërtesat që gjenden në këtë fshat – në të cilin kanë mbetur vetëm disa pemë dhe një tunel nëntokësor – fundjavën e kaluar, por protestuesit, përfshirë Thunberg, qëndruan duke vazhduar protestën.

Aktivistja Thunberg u arrestua teksa po protestonte pranë minierës së qymyrit Gazveiler 2, që gjendet rreth 9 kilometra nga Lytzerat. Ajo ishte ulur së bashku me një grup protestuesish pranë skajit të minierës.

Fshati është në pronësi të kompanisë së energjisë RWE pasi banorët e braktisën atë. Ai pritet të jetë fshati i fundit që do të shkatërrohet për shkak të zgjerimit të minierës.

 

Pas