Eshtë arrestuar sot Genci Drita ish-kryetari i komunës Bërzhitë. Ai u dënua në korrik të 2015-ës për korrupsion. Drita kishte apeluar dënimin e Shkallës së Parë, por edhe Apeli në dhjetor të 2015 la në fuqi vendimin për dënimin e Dritës me 5 vite burg.
Genci Drita, sipas gjykatës u gjet fajtor për akuzën e “korrupsionit” dhe “shpërdorimit të detyrës” ndërsa së bashku me të u dënua edhe ish-financieri i komunës, Armando Burri.
Ish komunari, i zgjedhur i PD në Bërzhitë ishte gjykuar në liri me një vendim të Gj.Lartë. Sot ai është prangosur dhe gjendet në Drejtorinë e Policisë së Tiranë.