Një aktor italian, është ndaluar nga policia pasi u kap teksa blinte kokainë nga një shqiptar i cili njihej si shpërndarës i VIP-ave. Shqiptari 32-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte i njohur në disa lagje të Romës si shpërndarës i lëndëve narkotike.
Roberto Brunetti aktori i njohur edhe si ‘Er Patata’ është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, nën akuzë për blerje dhe shpërndarje droge.
Siç shkruan media italiane, ‘Er Patata’ është ndaluar në momentin kur ishte duke blerë një sasinë e drogës në fjalë.
Pas ndalimit, policia i ka ushtruar kontroll në banesë aktorit italian, ku i ka gjetur një sasi droge të llojeve të ndryshme. Nga ana tjetër, shqiptari që shiste drogën është në burg.