Një rast i kultivimit të bimëve narkotike të llojit opium është goditur nga Policia e Vlorës në fshatin Drithas.
Në pranga ra një 54-vjeçar me iniciale T.L, banor i këtij fshati, si autor i dyshuar i kultivimit të opiumit.
Bimët narkotike u gjetën të kultivuara pikërisht në tokën e 54-vjeçarit në një ambient ta hapur. 70 bimë opiumi u konstatuan dhe u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.