Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Mirditë, pasi ka kanosur me armë zjarri një shtetas.
Sipas informacioneve, ai ka kërcënuar se do ta vriste, por policia arrit të vërë situatën nënkontrollë duke ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Në momentin që policia janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi E. Sh. është larguar me shpejtësi, por nuk ka mundur dot të largohet pasi është kapur pas disa minutash ndjekjeje.
Shtetasi E. Sh., 35 vjeç, banues në Nderfane, Mirditë, akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shkatërrim prone”.
Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën armën e zjarrit pistoletë me të cilën ky shtetas kishte kanosur për vrasje shtetasin V. P.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas njoftimit të marrë se në Rrëshen, Mirditë, kishte konflikt mes dy shtetasve, ku një prej tyre kishte dhe armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kontatuan se: Shtetasi E. Sh., pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me shtetasin V. P., i kishte thyer xhamin e makinës këtij shtetasi dhe po e kërcënonte me armë zjarri për ta vrarë” – informon policia./ Opinion.al