Tre persona janë arrestuar, pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së Pogradecit.
Sipas policisë, në pranga kanë rënë S.S, 24 vjeç, O.Xh, 27 vjeç, U.B, 17 vjeç, banues në Pogradec.
“Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas, për shkak të detyrës kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, gjatë shoqërimit të tyre për në Komisariat”,- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme./ Opinion.al E.Xh.