Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestohen dy gra iraniane pasi vallëzuan në sheshin e Teheranit

2024/03/11 at 7:09 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohen dy gra iraniane pasi vallëzuan në sheshin e Teheranit

Dy gra iraniane u arrestuan pasi në mediat sociale u shfaq një video në të cilën ato shiheshin duke vallëzuar në sheshin e Teheranit. Ato ishin të veshura si një personazh imagjinar iranian, i njohur si “Haxhi Firuz”.

Haxhi Firuz tradicionalisht lidhet me festimet që çojnë në Nevruz – Viti i Ri Persik, që shënon fillimin e pranverës më 20 mars.

Performanca e tyre u konsiderua nga autoritetet si një veprim “kundërshtimi shoqëror”, duke çuar në arrestimin e tyre me urdhër të prokurorit të Teheranit, për “veprime që thyejnë normat”, sipas raportimit nga agjencia e lajmeve Tasnim.

Tensionet për sjelljen publike nga iranianët dhe zbatimin e kodit të veshjes, veçanërisht me gratë, janë rritur në Iran.

Një incident kishte ndodhur në Qom, kur një video e shfaqur në mediat sociale tregonte një klerik duke filmuar një grua që nuk mbante hixhabin teksa kishte sjellur një fëmijë në klinikë.

Nëna që shihej e tronditur, iu lut klerikut që ai të fshinte regjistrimin e paautorizuar, por ai këmbënguli se ajo duhej t’i përmbahej rregullit të hixhabit. Përplasja vazhdoi derisa gruaja filloi të ketë një krizë nervore, ndërsa kleriku u pa duke ikur nga vendi i ngjarjes.

Kjo shkaktoi reagime në mediat sociale, me raportimet fillestare që pretendonin se gruaja, së bashku me stafin e klinikës, u përballën me arrestim nga ana e inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike. Ata gjithashtu pretenduan se qendra mjekësore ishte mbyllur përkohësisht.

Megjithatë, autoritetet qeveritare dhe gjyqësore hodhën poshtë pretendimet duke thënë se nuk ishte bërë asnjë arrestim në lidhje me incidentin.

Prokuror i Qomit ka urdhëruar më pas një hetim për të identifikuar ata që janë përgjegjës për shpërndarjen e pamjeve në media.

Hixhabi, ose shalli islamik i kokës, u bë i detyrueshëm për gratë dhe vajzat mbi moshën 9-vjeçare në vitin 1981, dy vjet pas Revolucionit Islamik në Iran.

Shumë gra kanë shkelur rregullin gjatë viteve dhe kanë shtyrë kufijtë e asaj që zyrtarët thonë se është veshje e pranueshme.

Protestat tronditën Republikën Islamike pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, 22-vjeçare.

Amini ishte arrestuar nga “policia e moralit” në Teheran nën pretendimet se kishte shkelur kodin strik të veshjes për gratë në Iran.

Mijëra iranianë kanë dalë në rrugë për të kërkuar më shumë liri dhe të drejta të grave./ REL

Ju sugjerojmë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Para
Besa Sharrah, shqiptaro-amerikania që kandidon për në Senatin e Ohajos

Besa Sharrah, shqiptaro-amerikania që kandidon për në Senatin e Ohajos

Marrëveshja për eksportin e gazit, Turqia synon të bëhet fuqi e rëndësishme energjetike

Marrëveshja për eksportin e gazit, Turqia synon të bëhet fuqi e rëndësishme energjetike

Kukësi thyen Laçin me rezultatin minimal

Kukësi thyen Laçin me rezultatin minimal

TE FUNDIT

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
8 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
8 Qershor, 2025

Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com