Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestohen autorët e vrasjes së Kurbinit, ja çfarë treguan në polici 

2016/02/28 at 10:15 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestohen autorët e vrasjes së Kurbinit, ja çfarë treguan në polici 

Arrestohen dy kush­ërinjtë e shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur tri net më parë në ambientet e jashtme të një lokali me muzikë live në Kurbin.

Sipas Policisë, Elgert Cara, 19 vjeç, dhe Dorjan Cara, 25 vjeç, të dy nga fshati Zhejë i Kurbinit, janë të dyshuar për vrasjen me paramendim, e kryer në bashkëpunim, të 20­ vjeçarit Ervis Zyba. Arrestimi i dy kushërinjve Cara u bë dje rreth orës 01:00, teksa ata po tentonin të shkonin në fshatin e tyre. Ata po lëviznin me një autoveturë në drejtim të fshatit Zhejë, kur janë ndaluar pa rezistencë nga Policia e Kurbinit.

Policia kishte marrë informacione për lëvizjet e dy të rinjve Elgert dhe Dorjan Cara, që dyshohet se gjatë shkëmbimit të zjarrit me Xhevahir Likën, kanë vrarë pasagjerin e tij në mjet, Ervis Zybën.

DËSHMIA

Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, mësohet se ata kanë pranuar se kanë shkëmbyer zjarr me personat që kishin pasur konflikt që brenda lokalit të natës me muzikë live. Sipas dëshmisë së dhënë kur kanë dalë jashtë, ata u janë përgjigjur plumbave që vinin në drejtim të tyre nga një armë zjarri që posedonte 21­vjeçari Xhevahir Lika. Me këtë të fundit njëri prej kushërinjve Cara kishte pasur një konflikt të nisur që një vit më parë, për të cilin policia ka hedhur dyshime se ka nisur që në Itali për pazare droge. Por, gjithsesi, kjo mbetet ende në kuadër dyshimi dhe nuk është konfirmuar zyrtarisht. “Nuk kishim për qëllim të vrisnin njeri.

Gjithçka ka ndodhur në rrethana vetëmbrojtjeje, pasi ne pamë që Xhevahir Lika, me të cilin ne ishim në konflikt, po nxirrte një armë për të na qëlluar nga mjeti që ai drejtonte. Në këtë moment ne kemi reaguar, pasi ashtu sikurse ai, edhe ne kemi qenë të armatosur”, janë shprehur dy të arrestuarit gjatë marrjes në pyetje nga Policia e Kurbinit. Hetuesit nuk dhanë detaje të tjera rreth dëshmisë së tyre për efekt hetimi. Ndërkohë të riut që ndërroi jetë nga dy plumba, një në kokë dhe një në gjoks i është dhënë lamtumira e fundit të nesërmen e ngjarjes.

Dëshmitarët kanë pohuar në polici se viktima kishte debatuar në lokalin e natës me dy kushërinjtë, duke u kërkuar atyre llogari se pse kishin ardhur në të njëjtin lokal ku ndodhej ai me Xhevahir Likën. Me këtë të fundit ata ishin në një konflikt të vjetër, ndaj sherri që nisi në lokal, ka precipituar me shkëmbim zjarri në momentin kur kanë dalë jashtë.

KRIMI

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, Policia zbardhi edhe mekanizmin e krimit dhe shpalli në kërkim dy autorët e dyshuar. “Nga veprimet e kryera rezulton se shtetasit Xhevahir Lika dhe shtetasi Elgert Cara ishin të përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, që para rreth një viti. Ervis Zyba ishte shok i shtetasit Xhevahir Lika dhe të dy së bashku, natën kur ndodhi krimi, kanë shkuar në një lokal në lagjen nr.6 Kurbin, në të cilin kishte muzikë live.

Pasi kanë qëndruar rreth katër orë në këtë lokal, të dy këta shtetas kanë dalë rreth orës 01:30 dhe kanë hipur në automjetin e tyre të markës ‘Mercedes­Benz’ me targë AA 898 MR. Në atë moment, te mjeti janë afruar Elgert Cara dhe Dorjan Cara, të cilët janë konfliktuar me shtetasin Xhevahir Lika.

Në debat e sipër, duke qenë se dy palët kanë qenë të armatosura, Elgert Cara ka qëlluar me armë automatike, ndërsa Dorjan Cara ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të mjetit ku ishin Xhevahir Lika dhe viktima Ervis Zyba. Shtetasi Xhevahir Lika është kundërpërgjigjur me armë zjarri pistoletë. Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vrarë Ervis Zyba, 20 vjeç, lindur dhe banues në Gjormë të Bashkisë Kurbin”, thuhej në njoftimin e dhënë nga Policia për ngjarjen. / Panorama

Ju sugjerojmë

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
Bota

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

20 Qershor, 2025 9:56 pm
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
Bota

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

20 Qershor, 2025 7:51 pm
Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
Bota

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

20 Qershor, 2025 7:47 pm
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 7:44 pm
Para

El Chapo, bosi i narkotrafikut drejt ekstradimit në Amerikë

Gjysmë mesazh për Kosovën

Gjysmë mesazh për Kosovën

Shoqëria civile sfidon Veliajn, e kthejnë në park argetimi zonën e liqenit 

Shoqëria civile sfidon Veliajn, e kthejnë në park argetimi zonën e liqenit 

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
20 Qershor, 2025

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
20 Qershor, 2025

Gjigandët e mbrojtjes dhe firmat e teknologjisë ushtarake përdorën Panairin Ajror të Parisit për të prezantuar dronët më të avancuar...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
20 Qershor, 2025

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com