Është arrestuar në Durrës, zv/drejtori i Përgjithshëm Hekurudhës për Transportin e Mallrave, Artur Mahmutaj. Shkak për arrestimin e Mahmutaj është bërë pasi kishte ngritur një magazinë ku kultivonte kanabis sativa. Sipas informacioneve të para që vijnë nga Policia e Durrësit, magazina përdorte teknologjinë e fundit. Muajt e fundit Mahmutaj ishte në arrati, që nga muaji shtator kur u pre edhe fletë-arresti nga Prokuroria.