Kryesore

Arrestimi i protestuesve/Noka:Asnjë dëm nuk kanë bërë,thjeshtë hapën dyert


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:39 - 08/01/22 |
Opi Nion

Flamur Noka, nga ambientet e jashtme të Komisariatit Nr.1, ka folur rreth shoqërimit të protestuesve sot nga Policia e Shtetit. Përmes një prononcim për mediat ai tha se demokratët donin të hynin në shtëpinë e tyre.

Ndër të tjera ai ka hedhur akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se ky i fundit ka blinduar shtëpinë e demokratëve.

Noka ishte i shoqëruar nga deputetja Albana Vokshi dhe ish-kreu i FRPD, Belind Këlliçi, dhe kanë kërkuar lirimin e protestuesve të shoqëruar sot gjatë protestës së zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike.

Asnjë faj dhe dëm nuk kanë bërë, thjeshtë kanë hapur dyer e dritaret e mbyllura të shtëpisë së tyre. Lironi demokratët e lirë që duna të hyjnë në shtëpinë e tyre, por le të arrestojë bandat e armatosura brenda selisë”-ka thënë Noka./Opinion.al

Pas