Prokuroria e Tiranës zgjeron hetimet për ndërtimet pa leje në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, duke i hyrë “me themel” periudhës kohore 20132015.
Pas arrestimit të tetë punonjësve të INUVit dhe Policisë, dhe shpalljes në kërkim të shtatë të tjerëve, prokuroria ka indicie se numri i ndërtimeve apo shtesave pa leje që janë toleruar është shumë më i madh.
“Për periudhën 20142015 janë referuar në Prokurori vetëm 84 raste ndërtimesh pa leje, ndërkohë që zona ka informalitetin më të lartë në Shqipëri. Ka indicie për shumë ndërtime apo shtesa të vitit 2013, që janë toleruar kundrejt përfitimit”, tha Prokuroria.
Veç kësaj, organi i akuzës duket se ka siguruar me hetim të fshehtë të dhëna për tolerimin e ndërtimeve pa leje në qindra raste. Mbledhja e provave me hetim të fshehtë ka zbardhur edhe tolerimin që punonjës të Policisë dhe të Inspektoratit Urbanistik Vendor në Kamzë, Vorë, Paskuqan, Bërxullë e ZallHerr, u kanë bërë ndërtimeve pa leje.
“Grupi i hetimit ka marrë detyrat përkatëse për të verifikuar në terren dhe për të sekuestruar në institucione, rast pas rasti, ndërtimet pa leje që dyshohet se janë lejuar në këto zona gjatë vitit 2013, deri në fund të vitit 2015”, thanë burimet e Prokurorisë.
Përgjimet 8mujore ndaj zyrtarëve shpesh kanë regjistruar pronarët e banesave t’u thonë inspektorëve të INUVit, që ndërhynin te ndërtimet pa leje, se “kishin mbaruar punë me policinë”, duke nënkuptuar dhënien e ryshfetit.
“Erdhët ju? Ne sikur mbaruam punë me ata të tjerët… policët”, kanë qenë disa nga komunikimet e përgjuara./ Panorama.al