Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i ish-deputetit, avokati: Si nisi konflikti me shefin e Komisariatit të Policisë

2023/10/07 at 12:42 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i ish-deputetit, avokati: Si nisi konflikti me shefin e Komisariatit të Policisë

Policia e Gramshit ka arrestuar një ditë më parë, ish-deputetin e PDIU-së, njëherësh ish-kryebashkiakun e këtij qyteti, Dritan Bici. Shkak për këtë duket se është bërë një konflikt me shefin e ri të komisariatit të Gramshit, Krenar Guçe.

Në një reagim për mediat, avokati, Alban Duraj ka sqaruar versionin e klientit të tij për ngjarjen, ku ish deputeti i Kuvendit të Shqipërisë ka qëndruar në paraburgim për rreth 12 orë, më pas është liruar.

Sipas avokatit theksohet se konflikti ka nisur për shkak se shefi i komisariatit, cili është paraqitur pa uniformë policie, ka bërtitur ndaj djalit te tij dhe ky i fundit: “ka menduar se ishte ndonjë keqbërës”.

“Z.Dritan Bici, ditën e premte rreth orës 12.00 ishte në shtëpi dhe i ka bërë telefonatë Kryetari i Bashkisë Gramsh, Z. Besion Ajazi. Ai i kërkoi që të shkonte ta takonte tek Bar Turizmi, i tha se: “jam ulur me, Këshilltarët e Bashkisë Gramsh dhe dua të bëj një diskutim me ty dhe vellain e Z. Dritan Bici, Visin”.

Z.Dritan Bici, shkoj tek vendi ku e la me Kryetarin dhe pasi u takua tek kafja ishte edhe Visi. Z. Ajazi i tha të dy vëllezërve, se: “…po iki në zyrë, ju pres aty, kur tju telefonoj, ejani tek zyra”. Të dy vellëzërit, Dritan dhe Visi ishin duke diskutuar ndërkohë që ishin në pritje të telefonatës së Kryetarit të Bashkisë, Gramsh. Pas pak erdhën me makinë 2 (dy) djemtë e Z. Dritian, Andritit dhe Aldeni, parkuan aty përpara lokalit dhe u ulën në tavolinë.

Pas gati 5 min, vijnë disa policë i bihen bilbilit për makinën e Andritit. Ngrihet Andriti dhe shkon me vrap tek makina hynë në makinë për të hequr makinën. Sapo niset i del para makinës një civil duke bërtitur me të madhe, toni ishte kërcënues dhe i lartë saqë tërhoqi vëmendjen e të gjithë qytetarëve që ishin aty afër. Këtë civil, nuk e njihte Z.Dritan, nuk e kishte parë ndonjëherë, i shkoj mendja për keq mos ky ishte ndonjë keqbërës dhe u ngrit menjëherë në drejtim të djalit.

Civili kishte një veshje me: atlete të bardha, pantallona gri deri tek kyçet e këmbëve pa corape dhe kimishë të bardhë hedhur mbi pantallona, veshje të cilën i ndaluari nuk e dalloj se ishte punonjës i Policisë së Shtetit dhe aq me tepër Drejtues i Komisariatit Gramsh. Z. Bici, u afrua dhe i tha se çfarë kishte që po i bërtiste djalit, Andritit, ik i tha mos u afro, Z. Dritan u shpreh se: “ik ti, çfarë ke me djalin tim që i bërtet”. Civili, në këtë moment i drejtohet policëve duke i thënë se merreni futeni brenda, Z. Bici i drejtohet policëve duke i thënë se cili është ky, policët u shprehen se ky është shefi i komisiariatit.

Në momentin që Policët po e shoqëronin, i thanë Z. Bici se, ky ishte Shefi i Ri i Komisaritatit Gramsh, Krenar Guçe. Z. Bici u habit që ky të ishte shef Komisariati për nga: sjellja kërcënuese, arrogant duke ushtruar presion psikologjik ndaj djalit të tij dhe atij vet, asnjëherë nuk i shkoj mendja që ky mund të ishte punonjës policie për shkakë të këtij komunikimin të padenjë për një punonjës policie. Ky shef policie nuk kishte asnjë shenë dalluese, nuk iu prezantuar se kush ishte dhe nuk i tregoj asnjë dokument që ishte Punonjës i Policisë së Shtetit. Edhe pse nuk i tregoj asnjë dokument se ishte punonjës policie, duke qenë se policët me uniforëm i kërkuan të shkonte në komisariat, Z. Bici pranoj të shkonte në komisariat pa bërë asnjë rezistencë dhe asnjë kundërshti ndaj punonjësve të policisë por edhe ndaj civilit, shef komisariati.

Në mënyrë të paligjshmë, Z.Dritan Bici është mbajtur në ambjentet e Komisaritatit Gramsh ku, i është bërë presion psikologjik nga ana e shefit të Komisariatit i cili i tregonte se çfarë do ti bënte. Ai është mbajtur nga ora 13.00 deri në orën 17.00 në mënyrë të paqartë dhe të pashpjegueshme. Rreth orës 17.30 e trasportuar pranë Drejtorisë së Policisë, Elbasan kur e mbajtën deri në orën 24.00 pa asnjë shkak, vetëm për të t’i përmbushur egon një njeriu që vetem punonjës policie nuk munde të jetë e aq me keq, shef i komisiariatit Gramsh.

Gjykata e Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm, Elbasan me Vendimin Nr. 692 datë 03.10.2023, ka vendosur: “Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore për personin nën hetim Dritan Bici”-thuhet në reagimin e avokatit.

Ju sugjerojmë

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali
Kronikë

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

19 Tetor, 2025 11:20 pm
Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës
Kryesore

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës

19 Tetor, 2025 11:09 pm
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

19 Tetor, 2025 7:50 pm
“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin
Kronikë

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin

19 Tetor, 2025 7:25 pm
Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah
Bota

Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah

19 Tetor, 2025 5:27 pm
Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar
Kronikë

Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar

19 Tetor, 2025 3:07 pm
Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin
Kronikë

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin

19 Tetor, 2025 1:32 pm
Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit
Bota

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit

19 Tetor, 2025 11:58 am
525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  
Aktualitet

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  

19 Tetor, 2025 11:45 am
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve

19 Tetor, 2025 11:35 am
Para
Kurti për Sky News: Prigozhini i vogël Radojiçiç duhet të ekstradohet në Kosovë

Kurti për Sky News: Prigozhini i vogël Radojiçiç duhet të ekstradohet në Kosovë

Dogji mbetje spitalore pranë një kopshti fëmijësh në Peqin, procedohet administratori i firmës

Dogji mbetje spitalore pranë një kopshti fëmijësh në Peqin, procedohet administratori i firmës

Vuçiç për Sky News: Po talleni? S’e ekstradoj Radoiçiçin sepse nuk e njohim Kosovën

Vuçiç për Sky News: Po talleni? S’e ekstradoj Radoiçiçin sepse nuk e njohim Kosovën

TE FUNDIT

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali
19 Tetor, 2025

Një i ri me origjinë nga Afrika e Veriut dyshohet të jetë autori i vrasjes së të riut shqiptar Hekuran...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës
19 Tetor, 2025

Nënkryetari i BDI-së, një Arbër Ademi në konferencë për shtyp shpalli fitoren në komunën e Gostivarit dhe njoftoi se kandidatët...

Lexo më shumë

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00
19 Tetor, 2025

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë sot në rundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë...

Lexo më shumë

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin
19 Tetor, 2025

Fqinjët e 38-vjeçares Merjeme Hazisllari, e cila humbi jetën bashkë me djalin e saj të mitur, pas flakëvë që përfshinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com