Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i Henri Çilit, policia jep detajet

2020/02/28 at 12:51 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Arrestimi i Henri Çilit, policia jep detajet

Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin ku u arrestua botuesi dhe analisti Henri Çili.


Kreu i Policisë së Shtetit, Ard Veliu ka deklaruar se Çlili akuzohet për fshehje e të ardhurave, pastrim parash, falsifikim i dokumenteave, mashtrim, ushtrim i paligjshëm, falsifikim i dokumenteve në bashkëpunim.

Veliu tha se hetimet në kuadër të operacionit të koduar “Mezhgorani” kanë nisur prej 6 muajsh nga policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me prokurorinë e Përmetit. Sipas Veliut, operacioni kishte në fokus veprat penale “Falsikimin e parave”, “Falsifikimin e dokumentesh”, “Trafik lëndësh narkotike”, “Trafik lëndësh eksplovive”.

Po ashtu gjatë këtij operacioni i cili u shtri në 5 qarqe të vendit, janë arrestuar dhe dhjetëra persona të tjerë të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi

Operacioni policor i koduar “Mezhgorani”.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, shërbimet e Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posacme Operacionale dhe FNSH-në, nën drejtimin dhe bashkëpunimin me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Përmet, pas një hetimi 6-mujor, në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2019, për veprat penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, finalizuan me sukses operacionin policor “Mezhgorani“.

Si rezultat i punës hetimore e procedurale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet,  duke aplikuar  metodat  speciale të hetimit u bë e mundur të dokumentohej aktiviteti kriminal për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” ‘’Falsifikimi i kartëmonedhave”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Si rezultat i provave ligjore të administruara, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm u bë  ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të lëshuara nga Prokurori i Çështjes në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet dhe konkretisht:

Xh. S., 37 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

N. M., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

S. T., 38 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

A. H., 30 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

S. R., 30 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

E. B., 31 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

A. M., 25 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

E. A., 25 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

L. A., 29 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

E. Ç., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

A. H., 41 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

A. (S.) H., 37 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

E. K., 33 vjeç, banues në Këlcyrë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

A. D. (M.), 56 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

Sh. Gj., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

S. F., 60 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”;

B. F., 57 vjeç, banues ën Shkodër, i dyshuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”;

H. Ç., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

E. (G.) A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” “Mashtrimi”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

I. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim;

L. J., 56 vjeç, banues në Patos, i dyshuar për veprat penale “Falsifikim te dokumenteve”dhe “Mashtrimi”;

A. A., 20 vjeç, banues në Lazarat, i dyshuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”;

E. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”;

R. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Përkrahja e  autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;

K. M., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e  autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;

E. X., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit në krim” dhe “Moskallëzim krimi”;

K. B., 24 vjeç, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e  autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;

A. B., 20 vjeç, banues në Ballsh,  i dyshuar për veprat penale “Organizimi i lotarive pa lejuara”dhe “Moskallëzim krimi”;

Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim 6 persona dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 12 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale që kanë lidhje me procedimin.

Më parë është bërë arrestimi i shtetasve:

E. B, banues në Shkodër, arrestuar më datë 23.12.2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim”, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;

S. S, banues në Përmet, arrestuar më datë 18.10.2019, për veprën penale , aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;

Z. B., banues në Shkodër, arrestuar më datë 31.10.2019, për  veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”,  aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;

I. R., banues në Shkodër, arrestuar më datë 23.12.2019,  për  veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;

F. R, banues në Tepelenë, arrestuar më datë 22.02.2020, për “Armëmbajtje pa leje”,  aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;

E. A., banues në Tiranë, arrestuar më datë 23.02.2020, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”,  aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;

D. D., banues në Përmet, arrestuar më datë 23.02.2020, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;

Këtyre personave ne 4 episode te ndryshme kohore iu është bërë e mundur t’i sekuestrohet sasia prej 128 kg lëndë narkotike cannabis sativa, droga të forta në formë dozash heroine dhe kokaine, 2 kallëpe lëndë plasëse tritol, shuma parash prej 10 million lekësh, shuma prej 7500 euro, 3500 euro të dyshuara të falsifikuara, 7 automjete, dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe kontrata noteriale të ndryshme.

Në kuadër të operacionit, sot më datë 28.02.2020 u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për kontrollin e 61 banesave, 10 ambienteve Njësi Shërbimi, kontrollin e 33 automjete dhe gjatë ekzekutimit të këtij vendimi u sekuestruan:

3 pushkë automatike me silenciator,  2 automatik kallashnikov, 8 kallëpe lende plasëse tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 13 automjete te markave te ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Në këtë operacion u angazhuan 15 grupe të reparteve të FNSH Shkodër Fier e Tiranë, Forca e Posacme Operacionle në Policisë e Shtetit dhe shërbimet e DVP Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e Shkodër.

Nga ana jonë u kryen veprimet procedurale dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Prodhimi dhe shitje narkotikeve “Mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”, Falsifikimi i kartëmonedhave”, Falsifikimi i dokumenteve”,  “Moskallëzim i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mashtrimi”, “Fshehje te ardhurave”, Organizimi i lotarive te palejuara”, “Shpërdorim detyre”

Operacioni është në vijim e për këtë arsye nuk mund të bëjmë me dije detaje që cenojnë vijimësinë e operacionit.

Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar pa kompromis, krimin e organizuar dhe krimin në përgjithshësi, ndaj fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112,  çdo rast të paligjshmërisë në cilëndo fushë që  ajo shfaqet, duke u garantuar reagim të shpejtë profesional e anonimat të sigurt për qytetarët./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
Aktualitet

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

6 Qershor, 2025 3:16 pm
Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
Bota

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

6 Qershor, 2025 2:55 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
Aktualitet

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

6 Qershor, 2025 2:18 pm
Para
Vendi i parë në botë që do t’u japë grave produktet e higjienës falas

Vendi i parë në botë që do t'u japë grave produktet e higjienës falas

750 mijë euro për të favorizuar vëllezërit Aliko, ku implikohet Henri Çili

750 mijë euro për të favorizuar vëllezërit Aliko, ku implikohet Henri Çili

Reforma Zgjedhore/ Mazhoranca pranon në parim propozimin e opozitës

Reforma Zgjedhore/ Mazhoranca pranon në parim propozimin e opozitës
















TE FUNDIT

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
6 Qershor, 2025

Mbeten për t’u përcaktuar detajet e fundit, por Sylvinho duket se ka zgjedhur futbollistët që do të hedh si titullarë...

Lexo më shumë

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
6 Qershor, 2025

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 37 vjeçar banues në Tiranë, pasi u kap duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit,...

Lexo më shumë

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
6 Qershor, 2025

Plakja e popullsisë është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe...

Lexo më shumë

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
6 Qershor, 2025

Në panelin e radhës me katër arkitektë në Festivalin “Bukë & Zemër”, foli arkitekti kilian Alejandro Aravanea, i cili ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com