Kronikë

750 mijë euro për të favorizuar vëllezërit Aliko, ku implikohet Henri Çili


               Publikuar në : 12:57 - 28/02/20 |
Opi Nion

30 persona të ndalur dhe arrestuar në operacionin e quajtur “Mezhgorani” me një sërë akuzash, që variojne nga trafikimi i narkotikëve tek mashtrimi dhe pastrimi i parave. Emri i botuesit Henri Çili ishte më i njohuri për publikun.

Në një lidhje për News 24, gazetarja Klodiana Lala raporton se analisti Çili është implikuar me ndërhyrjen  në organet e drejtësisë, për rastin e dy vëllezërve Aliko, të dënuar per vrasjen e efektivit Ibrahim Basha, në Lazarat.

Sipas Lalës, Adil Aliko, babai i dy vëllezërve Albjon dhe Alban Aliko (të dënuar njëri me burgim të përjetshëm dhe tjetri me 18 vite burg) ka marr kontakt me shtetasin Gazmir (Enri) Ajdinaj, që sipas Lalës rezulton të jetë kunati i analistit Çili (ky i fundit bashkëjetonte me motrën e Ajdinajt).

Gazetarja është shprehur se shtetasit Adil Aliko dhe Gazmir Ajdinaj kanë biseduar për një pagesë prej 750 mijë eurosh, qe babai i ofronte për të lehtësuar çështjen e dy djemve, dosja e të cilëve ndodhej në gjykatë.

Mësohet se Ajdinaj ka marr një pjesë të parave dhe në një moment, Ajdinaj ka komunikuar me kunatin e tij Çili, duke i kërkuar disa shkrime në media për të ndihmuar çështjen Aliko.

Lala vijon raportimin duke u shprehur se analisti Çili ka patur një takim me një zyrtar të lartë të drejtësisë në një nga hotelet e njohura në vend. Emri i zyrtarit të lartë nuk bëhet i ditur, por mësohet që ai t’i ketë premtuar botuesit Çili, që dosja e vëllezërve Aliko do të trajtohet në 50 dosjet e para. / Opinion.al

 

Pas