Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i gjyqtares, Artan Hoxha: Lidhja e saj me avokatin

2021/02/11 at 8:17 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i gjyqtares, Artan Hoxha: Lidhja e saj me avokatin

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja në lidhje me arrestimin e 10 personave gjatë ditës së sotme pasi dyshohet se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale. Mes të arrestuarve janë gjyqtarja Enkeleda Hoxha, avokati Aldo Tabaku si edhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi.


Gazetari Hoxha tha se gjyqtarja është e fundit që hedh firmën, por është një zinxhir i tërë i korruptuar që ka përgatitur dosjen për të dënuarin që do të përfitonte. Avokati Aldo Tabaku, tha më tej gazetari ishte krahu i djathtë i gjyqtares, me të cilin dyshohet se ka një marrëdhënie tjetër miqësore.

“Asnjë nga vendimet që ka dhënë kjo gjyqtare, Endrit Dokle, Genc Tafili, Hekuran Billa, etj, në të gjitha këto raste, asnjë nga vendimet nuk është goditur nga instancat e tjera të sistemit, të gjithë bënë zhurmë, i hodhën fajin asaj gjyqtares, por askush nuk reagoi për ta neutralizuar.

Kjo është një gjyqtare me karrierë, mbi 20 vite në sistem. Kjo është e fundit që hedh firmën. I gjithë dokumentacioni kur shkon te gjyqtarja është bërë gati, ajo është pika fundore. Është juristi i burgut, drejtuesit e burgut, ulja e dënimit për sjelle të mirë. Sistemi është korruptuar që nga poshtë, gjyqtarja është pika fundore.

Problemi është që gjyqtarja është thjesht pika fundore, përpara saj është një sistem i saj. Unë nuk e di se me cfarë kurajo ka vazhduar edhe pse është ekspozuar, ose mbahet peng, ose dikush i ka një material shtrëngues. Me avokatin dyshohet se ka një marrëdhënie tjetër miqësore. Ky është krahu i djathtë i saj, është më shumë se sekser, ky nuk bën thjeshtë kontakte, ky është njeri që shkohet bëhet gati, si dilet. 

Besoj se kjo histori nuk mbaron me kaq, ka përgjime në zyrën e avokatit, në banesë, duket se skuadra e SPAK-ut ka punuar. Për mua kjo nuk është ngjarja e fundit, që e mbyll këtë gjë, kjo është hapja e petës së parë të lakrorit për të kuptuar si të dënuarit e botës së krimit kanë dalë nga burgu”.

Këtë rast, Hoxha e krahasoi me skandalin e “Tires” te spitali covid-2. “Kjo është si puna e sanitares,Tires, nuk korruptohet sistemi nga poshtë, por nga lart e korrupton”. Në fund, Hoxha tha se të dënuarit në cdo burg kanë gjyqtarin e tyre. “Të dënuarit nga burgu i Peqinit ose Bradasheshit, kush i ka liruar në Elbasan, pse gjithmonë qëllon i njëjti gjyqtar, po ashtu në burgun e Drenovës në Korçë, po ashtu në Fier, dhe në Fushë Krujë dhe në Shkodër për burgun e Reçit” tha Hoxha./ Burimi: Abc News

Etiketa: Aldo TabakuarrestimArtan HoxhaEnkeleda Hoxhapoliciaspak


Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
Para
Kina ia ndalon transmetimin BBC-së

Kina ia ndalon transmetimin BBC-së

Polici shkon me plagë nga arma e zjarrit në spital: Ndodhi aksidentalisht

Tentativa e grabitjes në Roskovec,kapet 26-vjeçari me armë e radio policie

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”
















TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com