Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i biznesmenit në Greqi/ Si arriti njeriu me shumë emra të hynte e dilte disa herë nga Shqipëria?

2018/08/21 at 5:14 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
“E kam kryer burgun në Shqipëri”, zbardhet dëshmia e Edmond Begos në policinë greke

Sqarimi i policisë shqiptare mbi çështjen e ndalimit nga policia greke në bazë të kërkesës së autoriteteve italiane të biznesmenit Edmond Bego, i njohur edhe me disa emra të tjerë, ka ngritur një sërë pikëpyetjesh të tjera si dhe ka nxjerrë në pah mosveprimin e institucioneve ligjzbatuese shqiptare.


Policia në sqarimin e saj deklaron se Edmond Bego, ka dalje dhe hyrje nga territori shqiptar nga vitet 2013 deri në vitin 2018, edhe drejt Italisë. Ai në territorin italian ka hyrë 3 herë në vitin 2017, si dhe në datë 13 korrik të këtij viti. Gjithashtu Bego në datë 8 gusht 2018 ka dalë nga pika kufitare e Qafë Botë drejt territorit grek, siç ka bërë edhe më herët në vitet 2014, 2015, 2016, 2017 dhe 2018, në disa raste në mënyrë të përsëritur dhe nuk është ndaluar.

Referuar këtij njoftimi, rezulton që ose biznesmeni Bego ka udhëtuar me emra të tjerë ose autoritetet italiane nuk e njohin vendimin shqiptar dhe kërkojnë ekstradimin e tij. Por fakti që Bego ka hyrje-dalje edhe në Itali, gjatë kohës që supozohej se duhej të ishte në kërkim, ka ngritur një dyshim tjetër që ndoshta ndaj Begos mund të ketë ndonjë çështje të re, që nuk ka lidhje me dënimin e marrë në vitin 2008 nga gjykata e Torinos. Ose ditet e fundit ka patur sinjalizim se Mondi Bega që ndodhej me pushime në Korfuz në fakt ishte Edmond Bego i dënuar në Itali. Faktin e ndryshimit të emrit e ka deklaruar zyrtarisht edhe policia greke në njoftimin e arrestimit të 48-vjeçarit.

Në fakt edhe në vitin 2009, kur Bego u arrestua në vendin tonë për llogari të vendimit të Gjykatës së Torinos, kërkesa e palës italiane ishte për ekstradim dhe jo njohje vendimi siç bënë gjykatat shqiptare. Sikur të mos mjaftonte ulja e dënimit nga 21 në 4 vjet e 4 muaj burgim, një vit pas njohjes së vendimit, gjykata e Krujës i ka dhënë dorën e fundit duke e liruar me kusht Edmond Begon dhe duke i falur 1 vit e 8 muaj burgim. Që nga ky moment, sipas policisë shqiptare Bego ka qenë një qytetar i lirë pa asnjë kërkesë ndërkombëtare për ndalimin e tij.

Por që në database-in e Interpolit në shtetin fqinj të Greqisë, ku dhe u arrestua Bego rezultonte me ngjyre të kuqe. Një tjetër fakt i dyshimtë është se për dy vite të procesit të njohjes së vendimit penal të Begos në Shqipëri, nga 2009 deri në nëntor të viti 2011, as policia dhe as prokuroria shqiptare nuk kanë nisur hetimin pasuror ndaj Begos, edhe pse ligji ia lejonte një gjë të tille.

Madje edhe këto dite, prokuroria e Krimeve të Rënda e ka kompetencen për të nisur hetimin pasuror, por deri më tani nuk ka asnjë lajmërim që mund të ketë bërë një gjë të tille. Edmond Bego, tashme me emrin Mondi Bega ndodhet në qelitë e paraburgimit në ishullin e Korfuzit. Atje në ndihmë të tij kanë shkuar dy avokatë të cilët mësohet se kanë kërkuar ekstradim në Itali.

Top Channel raporton se “Mondi Bega ishte me një mikun e tij në shoqërinë e familjeve të tyre kur u ndaluan në piken e kalimit kufitar të Mavromatit më 17 gusht. Pas verifikimeve të gjithë personat e shoqëruar janë liruar përveç Edmond Begos që rezultoi në kërkim ndërkombëtar.

Etiketa: Edmond Bego


Ju sugjerojmë

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare

17 Janar, 2026 8:41 pm
Nga Trump është fatkeqësi për SHBA te Trump është bekim për Europën, qendrimet kontradiktore të Ramës
Kryesore

Rama: Ftesë personale e Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

17 Janar, 2026 8:34 pm
Dëmet nga përmbytjet, banesat dhe bizneset në Gjirokastër nisin regjistrimet
Aktualitet

Dëmet nga përmbytjet, banesat dhe bizneset në Gjirokastër nisin regjistrimet

17 Janar, 2026 5:23 pm
Berisha: Rama ka pushtuar parlamentin, po merr pushtetin e drejtësisë
Kryesore

Berisha: Rama ka pushtuar parlamentin, po merr pushtetin e drejtësisë

17 Janar, 2026 3:05 pm
Arratisja e Altin Ndocit, gjykata lë në qeli 3 nga punonjësit e burgut
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, gjykata lë në qeli 3 nga punonjësit e burgut

17 Janar, 2026 2:31 pm
Rama-kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim
Kryesore

Rama-kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim

17 Janar, 2026 12:57 pm
Rama kritika kryebashkiakëve: Rrini dhe prisni nga buxheti i shtetit
Kryesore

Rama kritika kryebashkiakëve: Rrini dhe prisni nga buxheti i shtetit

17 Janar, 2026 12:46 pm
Përmbytjet,Rama me kryebashkiakët:Flotë e dedikuar për pastrimin e kanaleve kulluese
Kryesore

Përmbytjet,Rama me kryebashkiakët:Flotë e dedikuar për pastrimin e kanaleve kulluese

17 Janar, 2026 12:31 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Tiranë, arrestohet 45-vjeçari me mbi 1 kg kokainë

17 Janar, 2026 11:19 am
Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, shkak niveli i ulët i…
Kryesore

Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem! Në fokus problematikat e bashkive

17 Janar, 2026 9:04 am
Para
“Prezervativët kinezë, shumë të vegjël për ne”, ankohet Ministri i Shëndetësisë në Zimbabve

A mund t’i lani dhe t’i ripërdorni prezervativët? Ka njerëz që e bëjnë

Dëshironi të krijoni familje? Mos shpresoni shumë te këto 3 shenja horoskopi

Verës po i vjen fundi; çfarë parashikon astrologu i madh?

Serbia mbron kriminelët e dënuar të luftës

Daçiç ankohet tek rusët: Shqiptarët duan të vijnë deri në Nish
















TE FUNDIT

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim
17 Janar, 2026

Kreu i Partisë Demokaratike, Sali Berisha ka zhvilluar “Foltore” foltoren e radhës me demokratët në Laprakë. Një nga momentet që...

Lexo më shumë

“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump

“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump
17 Janar, 2026

Mijëra vetë demonstruan në Kopenhagë dhe Nuuk kundër planeve të Trumpit për të aneksuar Groenlandën. Në Danimarkë po qëndron edhe...

Lexo më shumë

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare
17 Janar, 2026

Lëvizja Shqipëria Bëhet ka zhvilluar protestën e radhës para Kryeministrisë, ku disa dhjetëra qytetarë i janë bashkuar tubimit. Gjatë fjalës...

Lexo më shumë

Rama: Ftesë personale e Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

Nga Trump është fatkeqësi për SHBA te Trump është bekim për Europën, qendrimet kontradiktore të Ramës
17 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se ka marrë një ftesë personale nga Presidenti amerikan Donald Trump, për të përfaqësuar Shqipërinë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com