Politikë

Arrestimi i Balliut, PD: Hakmarrjeje politike. Video e dhunës së policisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:22 - 08/05/19 |
Geljano Fataj

Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht sot mbi arrestimin e ish-deputetit Klevis Balliu dhe tre protestuesve të tjerë që të martën u përplasën tek zona e Unazës së Re, ndërsa po tentonin të bllokonin një vizitë të kryeministrit Edi Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se policia dhe prokuroria po përdoren si vegël e hakmarrjes politike të Edi Ramës kundër Klevis Balliut, opozitës dhe qytetarëve që mbrojnë të drejtat.

“Arrestimi i Klevis Balliut është një akt hakmarrjeje politike nga Edi Rama, i cili nuk i fal Klevisit përkushtimin e përditshëm dhe kurajon që u ka dhënë banorëve të Unazës së Re për të mbrojtur të drejtat e tyre. Arrestimi i Klevis Balliut është politik, i paligjshëm dhe i pabazuar në prova! Nëse prokuroria nuk do të ishte vegël e Edi Ramës, do të kishte urdhëruar që mbrëmë lirimin e menjëhershëm të Klevis Balliut dhe 4 qytetarëve të tjerë. Ata mbahen padrejtësisht në burg për fajin e vetëm se janë kundërshtarë politikë të Edi Ramës”, deklaroi Bardhi.

Ai publikoi dhe një video që tregon se është policia ajo që përdor fillimisht spraj djegës, duke irrituar më tepër situatën./ Opinion.al

 

Pas