Ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini, ka reaguar në lidhje për arrestimin 28 vjeçarin Bledar Ibrahimin, cili dyshohet për veprave terroriste.
Përmes një postimi në “Facebook”, Salvini ka falënderuar policinë shqiptare për këtë arrestim, sipas tij, tepër të rëndësishëm.
LEXO EDHE: Pjesë e organizatës terroriste, arrestohet në Elbasan i kërkuari në Itali
Statusi i Mateo Salvinit:
Bledar Ibrahimi 28 vjeç u arrestua në Shqipëri, pasi kërkohej për terrorizëm ndërkombëtar.
Në shtëpinë e tij në Milano janë gjetur pajisje kompjuterike, gjurmë të kontakteve me fundamentalistët islamikë dhe dokumente e video që lavdëronin xhihadin islamik.
Hetuesit dhe policia jonë ka bërë një punë të shkëlqyer. Gjithashtu falënderoj policinë e Tiranës për punën mjaft të mirë.
Asnjë lëshim ndaj kriminelëve dhe fanatikëve të cilët na sjellin luftë në shtëpinë tonë./ Opinion.al E.Xh.