Imami Armand Ali, i njohur për qëndrimet e tij shpesh herë radikale ka reaguar për arrestimet e fundit në lidhje me grabitjen në Rinas.
Ai akuzon policinë se po bën “luftë” ndaj myslimanëve.
“Vazhdon gjuetia e shtrigave. Edhe një kasap musliman (Elton Pikli) arrestohet si i akuzuar për grabitjen ne Rinas pas arrestimit te Oltion Veselit. Mesa duket nuk mjaftonte vetëm një” shkruan ai në rrjetet sociale.
Ndërkohë Oltion Veseli mësohet se ka luftuar në krah të talebanëve në Afganistan ku është kapur nga marinsat amerikanë dhe është sjellë në Shqipëri. Për një kohë të gjatë është mbajtur nën vëzhgim nga anti-terrorit./ Opinion.al