Aktualitet

“Arrest shtëpie” për ish deputetin demokrat


               Publikuar në : 13:02 - 22/06/19 |
geliano fataj

“Arrest shtëpie” për ish deputetin demokrat Bardh Spahia. Për disa orë në Gjykatën e Shkodrës është zhvilluar seanca ndaj tij dhe protestuesve të tjerë që arrestuan, pas përplasjeve në dy KZAZ-të e Shkodrës.

Nga kafazi i të pandehurit në Gjykatën e Shkodrës, ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka deklaruar se arrestimi i tij është politik, teksa tha se kishte shkuar në KZAZ nr.3 për të qetësuar situatën.

“Po bëj një parantezë se jemi përballë një përplasje të fortë politike dhe sociale. Protestuesit kanë vepruar sepse nuk mund të lejojnë që të lejojnë që të uzurpojnë një objekt publik në Bashkinë e Shkodrës nga ana e policisë dhe njerëzve të paautorizuar. Morëm informacion se kishte tension, u drejtuam atje për të qetësuar situatën. Materialet ndodheshin në një ambient të pambrojtur dhe të paautorizuar. Arrestimi im ka prapaskenë politike”, u shpreh Spahia.

Në mbështetje të tij në Gjykatë ishin dhe disa ish deputetë si dhe mbështetës, ndërsa seanca u zhvillua në masa të forta sigurie. Një kordon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kishte rrethuar Gjykatën, ndërsa Bardh Spahia u shoqërua me efektivë të armatosur rëndë dhe me maska.

Ish-deputeti, u ndalua teksa ishte në emision “live”, një ditë pas incidenteve e në KZAZ. Spahia akuzohet për veprat penale “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Rendit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore”./ Opinion.al

Pas