Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arna, arna, qeveria të ka xhan!

2017/10/15 at 12:51 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Opinion/ Edmond Tupe pëlqen Kim Kardashian !

Nga Edmond Tupja 


Ende ruaj në shtëpi një makinë të vjetër qepëse, “Singer” origjinal, të fillimit të viteve ’30 të shekullit të kaluar. Kur isha i vogël, domethënë rreth gjashtëdhjetë vite më parë, ime më (me profesion rrobaqepëse këmishësh para se të dilte partizane), na rregullonte këmishat me atë makinë duke ua kthyer nga ana e prapme jakat e ronitura prej përdorimit të shpeshtë dhe larjeve të shumta, ose duke ua prerë mëngët për t’i shndërruar ato në jaka të reja. Nëna na arnonte gjithashtu edhe çorapet me një durim të përsosur. Asokohe gjithashtu, kur qepnin ndonjë xhaketë të re, shqiptarët i kërkonin rrobaqepësit që xhepin e vogël t’ua bënte të rremë, pra, të papërdorshëm, vetëm sa për t’u dukur si i tillë, sepse, një ditë do të vinte që atë xhaketë tashmë të vjetëruar do t’ia çonin rrobaqepësit që t’ua kthente nga e prapmja dhe vetëm atëherë xhepi do të bëhej vërtet funksional, siç thuhet sot.

 

 

Jo më kot, lexuese e lexues të përjavshëm të kësaj rubrike, e nisa pardje këtë shkrim me këto kujtime: një ditë më parë kisha takuar rastësisht kunatin e mikut dhe ishkolegut tim Françesk Armadhi, rrobaqepës me emër, që vazhdon të qepë në një dyqan modest jo më shumë se 10-15 minuta larg sheshit “Skënderbe”. Kur e pyeta se si i shkonte puna, “Dobët, – m’u përgjigj duke tundur kokën me trishtim të sinqertë – ka rënë fare. Njerëzit sjellin vetëm rroba për t’u riparuar si pallto, pardesy, xhaketa, fustane e funde për t’u ngushtuar ose kthyer nga ana e prapme, pra, thuajse nuk qepin më veshje të reja. Ikën ato kohë të bekuara kur qepja të paktën një xhaketë, një xhakoventë, një xhup apo një kostum në javë”.

Heshti një copë herë, pastaj vazhdoi: “Por ka edhe më keq se ne, rrobaqepësit… Dyqanet e kë- pucëve, për shembull: njerëzit blenë më rrallë këpucë, sepse kanë interes t’i riparojnë të përdorurat te këpucarët, të cilët po fitojnë më shumë se para disa vitesh… Imagjino se ç’mund të ndodhë sikur të na vënë edhe TVSH-në me 20 për qind!” Kunati i Françeskut druan se, me sa duken bathët (me “a” dhe jo me “y” deri tani të paktën), ndonjë ditë do t’u sjellin rrobaqepësve edhe shalle, çorape e gjimbajtëse, por sidomos pizhame, benevrekë, mbathje që t’ua arnojnë në mënyrë që njerëzit të mos mërdhijnë nga bathët (me “y”, kësaj radhe, vetëm me “y”).

Rrezik, pra, sipas atij, që një ditë të bukur, në tabelat e rrobaqepësive, të shtohen shpjegime të hollësishme si, për shembull, “Riparojmë brekë, benevrekë e të tjera të brendshme për burra e gra”.

Gjithashtu, nuk përjashtohet rreziku që, po sipas atij, të plasë një konkurrencë e pandershme midis strukturave bamirëse, firmës “Gabi & Sons” dhe rrobaqepësve në buzë të falimentimit, sidomos për riparimin e mundshëm, ndër të tjera, të brekëve “firmato”, sidomos të tipit tanga aq të përshtatshme kur njerëzit do të detyrohen të kërcejnë tango nga belaja.

Së fundi, meqenëse gjendja ekonomike e njerëzve të thjeshtë sa vjen e po rëndohet pavarësisht premtimeve kallpe të qeverisë, tek shkruaja pardje këto radhë, sesi m’u kujtua refreni i një kënge të vjetër që i këndohej bijës së Tares, vajzë ezmere: “Jarna, jarna, lala të ka xhan” (nëse nuk më tradhton kujtesa ose memoria, siç u thënka sot në shqipe të dhunuar), refren që mund t’i këndohet të tashmes së Shqipërisë sonë tmerrësisht demokratike, veçse duke hequr dy “j”-të, pra “Arna, arna, qeveria të ka xhan!”, arna aq të dukshme, aq tipike për shoqërinë tonë materialisht e shpirtërisht të hallakatur e halleshumë, arna të zeza të qepura me pe, me spango apo edhe me litar të bardhë. / Panorama 

Shenim: Titulli eshte i redaksise se Opinion.al

Etiketa: arna arnaedmond tupja


Ju sugjerojmë

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
Bota

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

8 Korrik, 2026 3:30 pm
Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin
Bota

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

8 Korrik, 2026 3:28 pm
Tjetërsimi i pronave, arrestohet nga policia zëvendësdrejtori i Kadastrës në Dibër
Kronikë

Tjetërsimi i pronave, arrestohet nga policia zëvendësdrejtori i Kadastrës në Dibër

8 Korrik, 2026 1:44 pm
Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim
Aktualitet

Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim

8 Korrik, 2026 1:00 pm
Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar
Sport

Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar

8 Korrik, 2026 12:50 pm
Berisha: Rama të largohet menjëherë
Kryesore

Berisha për mediat britanike: Protestat, më e rëndësishmja e 35 viteve të fundit

8 Korrik, 2026 11:46 am
Erdogan: Mbështetje për Ukrainën, të gatshëm të ndihmojmë për marrëveshjen SHBA-Iran
Bota

Erdogan: Mbështetje për Ukrainën, të gatshëm të ndihmojmë për marrëveshjen SHBA-Iran

8 Korrik, 2026 11:39 am
Para
Përdhunoi vajzën e tij lesbike, babai: E kam bërë për ti treguar asaj se seksi me meshkuj …

55-vjecari i akuzuar per perdhunim e mohon, kërkon ADN-në e fëmijës

A është ky moment intim i videos së Dafina Zeqirit me Varrosin?

A është ky moment intim i videos së Dafina Zeqirit me Varrosin?

Dhunë ne futbollin e vajzave, futbollistja godet albitrin 

Dhunë ne futbollin e vajzave, futbollistja godet albitrin 
















TE FUNDIT

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
8 Korrik, 2026

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të jetë në Shqipëri. Nga Samiti i NATO-s në Turqi, kryeministri Edi Rama ka...

Lexo më shumë

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
8 Korrik, 2026

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka dënuar ashpër komentet raciste të bëra ndaj futbollistit francez...

Lexo më shumë

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
8 Korrik, 2026

Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri, konfirmoi Mark Rutte gjatë konferencës për shtyp, por mbetet ende...

Lexo më shumë

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
8 Korrik, 2026

Vendimi i SHBA-ve për të cilësuar dy grupet më të mëdha kriminale të Brazilit si organizata terroriste mund të shërbejë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}