Këtë të hënë lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un është shfaqur i rrethuar nga gjeneralët e ushtrisë ndërsa pozonin me pistoleta në duar me rastin e përvjetorit të armëpushimit që i dha fund luftës mes dy Koreve.
Nga ana tjetër, fqinjët jugorë e shënuan këtë ngjarje duke organizuar një ceremoni me veteranët e luftës të cilët qëndronin larg njëri-tjetrit për të respektuar dhe rregullat e distancimit social.
Armëpushimi i 67 viteve më parë është një nga ngjarjet më të rëndësishme historike në këtë gadishull që i dha fund luftës mes dy Koreve dhe ndau miliona familje në dy kufij të ndryshëm.
Në Korenë e Veriut, lideri Kim Jong Un iu dhuroi nga një pistoletë gjeneralëve, të cilët i premtuan atij se do të luftonin përkrah tij deri në vdekje./ Opinion.al