Një arsenal armësh dhe municionesh luftarake është sekuestruar në Laç, gjatë një operacioni të koduar “Shinat”. Policia thotë se ka arrestuar edhe 3 poseduesit e armëve.
Te arrestuarit jane: 50-vjeçari Gëzim Koliqi, 25-vjeçari Enerik Koliqi dhe 23-vjeçari Hasan Koliqi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një kundërtank, një automatik model 56 me një krehër me 29 fishekë, një armë gjahu, një pushkë model 63 dhe 1320 fishekë model 56.