Sport

Armando Sadiku transferohet tek Bolivar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:27 - 25/01/21 |
Opi Nion

Armando Sadiku do të jetë i pari futbollist i kombëtares shqiptare që do të luajë në Amerikën Latine. Sulmuesi kuqezi do të jetë pjesë e Bolivar. Sadiku përshëndeti tifozët e ekipit, teska shprehu kënaqësin e tij që është pjesë e kësaj skuadre.

“Përshëndetje të gjithëve tifozëve të klubit blukaltër. Unë jam Armando Sadiku, tashmë futbollist i Bolivar. Jam shumë i gëzuar të jem pjesë e kësaj familje dhe i një projekti fitues. Shpresoj të arrijmë suksese në 100-vjetorin e klubit. Forca Bolivar!”

Armando Sadiku u transferua pak kohë më parë tek Erzurum në kategorinë e dytë turke por luajti vetëm disa ndeshje si zëvendësues.

Dy futbollistë të tjerë të kombëtares së Shqipërisë pritet të ndryshojnë ekip gjatë Janarit. Qendërmbrojtësi Frederik Veseli është pranë transferimit te skuadra e Virtus Entella në Serie B. Portieri Gentian Selmani pritet të shkojë tek Malatiaspor në Superligën turke.

Pas