TIRANE- Armando Prenga u la të premten me masën detyrim paraqitje nga Gjykata e Lartë dhe sot është ulur përkrah kolegëve në Komisionin e Sigurisë. Ai u përfshi 4 muaj më parë në një konflikt me armë me fisin Capaj në Kurbin për pronësinë e Lagunës së Patokut.
Armando Prenga ka shkuar sot në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë aty ku po raporton Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli,l idhur me vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry dhe mesazhet e dhëna lidhur me çështjet e sigurisë ku Shqipëria është e angazhuar.
Kujtojmë se PS u distancua nga ngjarja e Kurbinit ku u përfshi deputeti Prenga por nuk e përjashtoi nga grupi parlamentar. Armando Prenga kthehet në Kuvend si deputet i PS, ndërsa anëtarët e familjes Cali që u kërcënuan dhe u plagosën nga Prenga dhe njerëzit që kishte me vete kanë mbetur në burg.