Mbrëmja e gjysmëfinales së YFSF nisi me një lajm befasues në pamje të parë, por që nuk ishte aq serioz sa e morëm me mend, aty për aty.
Moderatorja Alketa Vejsiu, teksa përshëndeti panelin e jurisë, tha një fjali që lidhej kryekëput me gazetarin Arian Çani.
“Ja ku është dhe Çani, se menduam do vonoheshe për shkak të incidentit që pate me makinë kur po vije këtu, por ti je gjerman”, i tha Alketa Çanit, duke zbuluar ndoshta një sekret që ai nuk do donte ta bënte publik.