Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Argita Berisha: Martesa në xhami me fustan e shall në kokë

2017/08/21 at 11:18 AM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Argita Berisha: Martesa në xhami me fustan e shall në kokë

*Ky shkrim u botua më 20 shkurt 2010 por që GSH.al po e risjell edhe sot në rubrikën nostalgjia


Argita Berisha, vajza e kryeministrit të vendit, Sali Berisha po përjeton emocionet e ardhjes së të parit djalë në familjen e saj, pas tri vajzave. Në një intervistë për revistën “Psikologjia”, Argita ka rrëfyer emocionet që përjeton, marrëdhëniet me vajzat dhe botën e familjes së saj.

Argita Berisha pret fëmijën e katërt. Pse ky vendim? Një dëshirë…apo pajtim me dhuratën e Zotit?

Një kombinim i të dyjave. Një dëshirë e jona, por edhe një dhuratë e Zotit, në çdo rast e mirëpritur nga ne.

Tri vajza dhe për herë të katërt një djalë…dikush mund të mendojë se ju ka munguar djali?

Absolutisht jo. Nuk jam ndierë e parealizuar asnjë çast nga mospasja e një djali. Po besoj se të mbash gjithnjë një bebe në dorë, është një mrekulli. E kam kuptuar këtë kur u bëra për herë të dytë nënë. E tani, ky fëmijë i katërt vjen edhe me dëshirën për të mos harruar ndjesinë e të pasurit një bebe në duar. Një djalë pas tri vajzave, është sigurisht shumë mirë. Kjo vetëm ngase variacioni në një familje është shumë mirë. Gjithsesi, nuk kam qenë asnjëherë në kërkim të djalit. Ishte vendimi i Zotit kështu. Fundja, unë e shoh edhe si një sfidë ardhjen e djalit, teksa jam mësuar të jem nënë vajzash.

Largpamëse?! Po mendoni se do ta keni të vështirë të kuptoni një djalë… kur ai të rritet?

Ajo që di të them është se instinkti i nënës zhvillohet në momentin e duhur. Pra, pavarësisht se përvojat e mia janë përballë vajzave, besoj se do të mësoj në momentin e duhur të rris edhe djalin. Sigurisht, është me vend të mendohet për sfidat me të cilat mund të përballem më vonë. Janë nga më të paimagjinueshmet.

Që do të thotë? Ç’gjë e paimagjinueshme ju shkon në mend?

Për shembull… njëlloj meraku: një vëlla mes tri motrave…Mos ndoshta do të kishte nevojë për më shumë prani mashkullore?

Po planifikoni fëmijën e pestë?

Një fëmijë është gjithnjë i mirëpritur për mua, për ne…Kjo nuk do të thotë se po planifikoj. Por, nëse do të vinte, pse jo…

Si e kujtoni ekskluzivitetin e herës së parë nënë. Është një moment special, apo jo, i paharrueshëm, pavarësisht nga mosha e fëmijës?

Po. E paharrueshme, edhe pse dhe herët e tjera kanë qenë aq të magjishme dhe unike. Por, le të rrimë te hera e parë: ishte një lindje me operacion, dhe unë për shumë orë qeshë nën efektin e narkozës. E meqë ishte kështu, e refuzova disa herë time bijë, sepse isha e bindur se takimi i parë me të duhet të ishte në një çast kthjelltësie absolute. Dhe, ashtu ndodhi. Kur ime më, më solli Sarën, kam përjetuar një moment me të vërtetë të lumtur. Por, gjithsecila nga herët më është ngulitur në kujtesë. Nuk dua të them vetëm se vajzat e mia m’u dukën bebet më të bukura në botë. Më tepër se kjo, ai takim i parë me vajzat më është dukur shumë domethënës për karakterin e tyre edhe për marrëdhënien e mëtejshme me to. M’u duk se pikërisht herën e parë, gjithsecila më paraqiti personalitetin e vet.

Ka një detaj. Diçka që përsëritet me të gjithë: ani pse i presin vëllezërit me shumë dëshirë, me ardhjen e tyre fillojnë skenat e xhelozisë. Dhe, gjithçka është e përligjur. Vëmendja prindërore shpërndahet. Cili është rasti juaj?

Edhe fëmijët e mi kanë shfaqur shenja xhelozie pas ardhjes në shtëpi të më të vegjëlve. Unë vetë rigjeta veten time te ato. Sepse, pavarësisht se e kam dashur pafundësisht tim vëlla, ndjeva edhe xhelozi nga fakti që prindërit kishin dikë tjetër nga i drejtonin sytë. Por, në të gjitha rastet janë skena normale xhelozie e për më tepër kalimtare.

Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e një familje të madhe me shumë fëmijë?

Familja e madhe ka më pak disavantazhe nga sa mund të mendohet. Nuk është e vërtetë që lodhja shumëfishohet për një grua varësisht numrit të fëmijëve. Së pari, njeriu aftësohet dhe mëson t’i bëjë gjërat më lehtësisht. Madje, familja e madhe ka një efekt të jashtëzakonshëm pozitiv mbi fëmijë: mësojnë të jenë më pak egoistë dhe më shumë kërkues ndaj vetes. Lidhen me njëri-tjetrin, ndihmojnë njëri-tjetrin. Nuk ka më ekskluzivitet, dhe kjo është një gjë e mirë. Fundja, a nuk është kështu vetë jeta? Sigurisht, ka edhe probleme familja e madhe. Sepse, çdo fëmijë vjen me specifikën e vet individuale.

***

Familja e madhe është ajo që ju kishit përfytyruar për veten, gjithnjë?

Në të vërtetë, më parë nuk e kisha përfytyruar kështu familjen time.

Ndoshta për shkak të një modeli… Vini nga një familje e vogël! Po si ndryshoi ideja?

Më herët kisha të tjera plane për jetën time. Kisha përfytyruar se do të martohesha rreth moshës 33 vjeç, pasi të kisha përfunduar me të gjitha pikësynimet e mia akademike. Në të vërtetë u martova 24 vjeç dhe 33 vjeç linda vajzën time të tretë. Zemra mori të tjera vendime nga ato të mendjes, dhe planet e mia u përmbysën, por jam shumë e kënaqur për këtë. Rezultati ka qenë optimist.

***

S’e besoj se babai juaj vjen dhe u tregon përralla mbesave të vogla…

Ju nuk e keni idenë sesa të lidhur janë ata dhe se sa i fiksuar është ai pas mbarëvajtjes së tyre. Pastaj, ne banojmë kaq afër dhe distanca gjyshër-mbesa nuk ka sens në rastin tonë.

***

 Thatë se ju nuk keni qenë në kërkim të djalit, por ndoshta prindërit tuaj në kërkim të djalit të vajzës…

S’mund të them se ata kanë pasur ndonjë peng.

Por kjo mund të ketë të bëjë me nevojën për mbrotje që ka vajza, me brishtësinë…Ndaj këmbëngul se duhet të ketë pasur një mënyrë të kamufluar për ta shprehur dëshirën për djalin?

Kur shkova të bëj vizitën e rradhës te mjeku, mësova rastësisht që ishte djalë. Ishte im shoq atë ditë me mua dhe me të vërtetë rastësisht nuk paskëshim qenë bashkë herët e mëparshme kur ka mësuar gjininë e fëmijëve. Kur i dhashë mamit këtë lajm ajo m’u përgjigj : epo ju të kishit shkua bashkë edhe herët e tjera…Ndoshta kjo nënkuptonte diçka.

***

Jeni martuar në xhami!? Si ishte rituali?

Një gjë shumë e thjeshtë, shumë e ngjashme me kurorëzimin e martesave civile për sa i përket aspektit formal, por kuptohet, e ndryshme në procedurë dhe substancë. Për atë kohë ishte një ceremoni shumë e rrallë. Ishte viti 1995, dhe në fillim u interpretua si një tekë e jona, edhe pse ishte një vendim shumë serioz.

Ju është dashur të mbuloheni? Kishit fustan të bardhë…?

Fustanin e bardhë tradicional e ruajta për ceremoninë e dasmës, një vit e gjysmë më vonë. Për ceremoninë fetare kisha një fustan të gjatë, që kur e kujtoj sot, them se ka qenë shumë i bukur, dhe një shall mbi kokë.

Meqë jemi këtu: cila është marrëdhënia juaj me besimin? Jeni praktikante? Ndiqni ritet? Shkoni në xhami?

Besimi është shtylla më e fortë e jetës sime. Vajtja në xhami për femrat nuk është kusht, dhe unë nuk kam preferuar gjithmonë të shijoj një ndjesi sa më personale në raportin tim me besimin. Praktikoj, dhe përpiqem të përmbush rregullisht detyrimet e mia.

Ky shkrim u botua më 20 shkurt 2010

 

Etiketa: Argita Berishadasmafemijetmartesa ne xhaminostalgji


Ju sugjerojmë

Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë
Bota

Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë

21 Korrik, 2025 9:35 pm
Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Humb jetën turisti nga RMV, pësoi arrest kardiak pasi hyri në det

21 Korrik, 2025 9:08 pm
“Beautiful Destinations” promovon Shqipërinë
Aktualitet

“Beautiful Destinations” promovon Shqipërinë

21 Korrik, 2025 9:01 pm
Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut
Rajoni

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

21 Korrik, 2025 8:43 pm
Ballkani përballet me zjarre
Rajoni

Ballkani përballet me zjarre

21 Korrik, 2025 8:25 pm
Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje
Aktualitet

Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje

21 Korrik, 2025 8:07 pm
Kina fillon ndërtimin e një dige gjigante në Tibet
Bota

Kina fillon ndërtimin e një dige gjigante në Tibet

21 Korrik, 2025 7:50 pm
Mbyllja e mediave që mbulojnë Ballkanin Perëndimor dhe pasojat
Aktualitet

Mbyllja e mediave që mbulojnë Ballkanin Perëndimor dhe pasojat

21 Korrik, 2025 7:38 pm
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier

21 Korrik, 2025 7:25 pm
Rama: Inspektorët të mbajnë përgjegjësi penale, nuk mund të luajnë me dy porta
Politikë

Rama: Inspektorët të mbajnë përgjegjësi penale, nuk mund të luajnë me dy porta

21 Korrik, 2025 7:10 pm
Para
Zbulohen fotot/ Prej 40 vitesh bashkë, ja viktimat e krimit në familje

Zbulohen fotot/ Prej 40 vitesh bashkë, ja viktimat e krimit në familje

Vrau gruan me sqepar, 55 vjeçari: Nuk e di pse e bëra, ju kërkoj falje fëmijëve

Vrau gruan me sqepar, 55 vjeçari: Nuk e di pse e bëra, ju kërkoj falje fëmijëve

Basha: Në janar fillon arresti qytetar

Basha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Bajram Rexhepit
















TE FUNDIT

Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë

Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë
21 Korrik, 2025

Shërbimet e sigurisë të Ukrainës kanë arrestuar një zyrtar nga një njësit kryesor kundër korrupsionit, nën akuza se ka spiunuar...

Lexo më shumë

Durrës/ Humb jetën turisti nga RMV, pësoi arrest kardiak pasi hyri në det

Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari
21 Korrik, 2025

Një turist nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Shkëmbin e Kavajës. Sipas njoftimit të policisë,...

Lexo më shumë

“Beautiful Destinations” promovon Shqipërinë

“Beautiful Destinations” promovon Shqipërinë
21 Korrik, 2025

Rrjetet sociale po shërbejnë si një mundësi e jashtëzakonshme promovimi për vendin tonë. Me video të shkurtra, ritmike dhe me...

Lexo më shumë

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut
21 Korrik, 2025

Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli të kryer më 21 korrik gjeti dy raketahedhës krahu në një kompleks...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com