Më 28 Korrik Arben Frroku do të dalë përpara Gjykatës së Amsterdamit për falsifikim dokumentash. Dy javë më vonë do të merret vendimi për akuzën e falsifikimit të dokumentave dhe për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Arben Frroku, u arrestua 6 Mars në Schipol, pranë Aeroportit të Amsterdamit, me dokumenta greke, me identitetin e shtetasit “Renato Tsepa”, .
Autoritet holandeze, pas verifikimeve arritën në përfundimin se ai ishte Arben Frroku i kërkuari i drejtësisë shqiptare, për vrasjen e ish – Kryekomisarit Dritan Lamaj, më 24 Shkurt të vitit 2013.
Interpol Haga, pas shkëmbimit të informacionit më 28 Prill 2016 ka lajmëruar autoritetet shqiptare se Arben Frroku rezultonte i ndaluar.