Kompania amerikane Apple do t’ju paguajë autoriteteve italiane shumën prej 318 milionë eurosh. Gjiganti amerikan i teknologjisë u akuzua nga autoritetet italiane për shmangie nga tatimi.
Apple Italia është akuzuar për mosdeklarimin e 1.3 miliardë dollarëve në Tatime. Një zëdhënës i taksave në Itali e ka konfirmuar lajmin, por nuk ka zbuluar detaje të tjera.
La Repubblica shkruan se Apple ka shmangur tatimet për periudhën 2008-2013. Apple Italia e ka selinë në Irlandë, njëri nga vendet me normën më të ulët të tatimit në Bashkimin Evropian.