Aktualitet

Apeli shtyn vendimin më 22 shtator për Adriatik Llallën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:20 - 09/09/21 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë më datë 22 shtator dhënien e vendimit përfundimtar për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Lajmi është bër i ditur pas 30 minutash mbyllje në dhomë këshillimi. Trupa gjyqësore ka vendosur që më datë 22 të mblidhet sërish për Llallën.

Vetë ish-kryeprokurori mungoi sot dhe sipas avokatit Sokol Hazizaj është i shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Hazizaj kërkoi pafajësi për Llallën ose rikthimin për gjykim të çështjes sërish në Shkallën e Parë por me një tjetër trupë gjykuese./Opinion.al

Pas