Sekretarit Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka paralajmëruar sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë.
Paralajmërimi i drejtuesit të politikës së jashtme amerikane vjen në ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.
Blinken e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Twitter, ndërsa thekson se zyrtarët në fjalë akuzohen për korrupsion.
“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë.”,-shkruan Blinken në Twitter/ Opinion.al