Në Apelin e Gjykatës së Posaçme po mbahet sot seanca në lidhje me ankimimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit.
Meta ka ankimuar kundër masës së sigurisë “Arrest me burg”, nën arsyetimin se nuk ekziston rrezik që të prishë provat dhe se nuk rrezikohet arratisja e tij.
Ndërkohë, Kryemadhi ka ankimuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Kujtojmë se Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK se janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.