Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anija e rrëmbyer/ Asnjë sinjal nga egjiptiani, pse s’lokalizohet telefoni

2016/06/25 at 4:01 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Anija e rrëmbyer/ Asnjë sinjal nga egjiptiani, pse s’lokalizohet telefoni

Mbetet mister fati i dy marinarëve të marrë peng shtatë ditë më parë nga kolegu i tyre, marinari egjiptian Adel Mohamed Salam, i cili ka shkëputur çdo kontakt me pronarin e anijes “Çelepia 2” dhe familjarët e Luan Memës e Dhimitër Malajt.

Autoritetet vendëse dhe homologët e tyre në Egjipt nuk kanë mundur të pikasin dhe lokalizojnë vendndodhjen e anijes në Aleksandri, siç tha në fillim Salam, ndërsa kërkonte 70 mijë euro nga pronari shqiptar.

Ky fakt, por edhe shkëputja e kontaktit me pengmarrësin, ka bërë që ankthi, frika dhe padurimi të shtohet në radhët e dy familjeve, të cilave po u veniten shpresat për t’i parë të afërmit e tyre gjallë.

Ata nuk kanë mundur të marrin asnjë informacion për veprimet që po kryejnë autoritetet shqiptare në këtë operacion kërkim­shpëtimi, ndërsa kërkojnë të dinë se përse organet kompetente nuk lokalizojnë valët e telefonit që përdor 30­ vjeçari, i cili rezulton të jetë ende i ndezur, por që nuk u përgjigjet thirrjeve me numër shqiptar.

Djali i kapitenit të marrë peng, Darmian Malaj, si dhe pronari i anijes “Çelepia 2”, kanë tentuar vazhdimisht ta kontaktojnë në telefon, por që prej mbrëmjes së të enjtes, Mohamed Salam nuk u përgjigjet thirrjeve të tyre.

“Kemi shkëputur çdo kontakt me të. Që prej mbrëmjes së të enjtes, ai nuk u përgjigjet thirrjeve tona. Jemi në ankth, pasi nuk kemi asnjë informacion për të afërmit tanë, nuk e dimë nëse janë gjallë, apo i ka vrarë. Të paktën të dimë çfarë ka ndodhur, pastaj të pranojmë fatin tonë. Autoritetet nuk na japin asnjë informacion, nga marinari egjiptian asnjë sinjal, thuajse i kemi humbur shpresat për t’i parë gjallë. Ndoshta për shkak të ankthit që po përjetojmë, na duket sikur nuk po hetohet për këtë ngjarje. Pyes veten si ka mundësi që Policia apo Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk kanë mundur të lokalizojnë vendndodhjen e tij, pasi telefonin e mban ende të hapur”, u shpreh Darmian Malaj, djali i kapitenit Dhimitër Malaj.

Prokuroria për Krimet e Rënda ka marrë në dorë hetimet për veprën penale të gjobëvënies, ndërkohë autoritetet shqiptare nuk mund të përcaktojnë se ku është anija, pasi është fikur aparatura e “blue box­it”.

Mësohet gjithashtu se autoritetet egjiptiane sqarojnë se nga kërkimet e bëra nuk kanë mundur të gjejnë anijen në Portin e Aleksandrisë. Marinari egjiptian, që ka marrë përsipër pengmarrjen e peshkarexhës “Çelepia 2” e cila ka humbur kontaktet prej disa ditësh me Portin e Durrësit, dyshohet se po e përdor mjetin lundrues dhe ekuipazhin e saj për të transportuar refugjatë.

Duke mbajtur të fikur aparaturën “blue box”, autoritetet kanë pak shanse për ta pikasur vendndodhjen e anijes “Çelepia 2”, e cila u nis për lundrim shtatë ditë më parë nga Porti i Durrësit dhe nuk dihet ku ndodhet aktualisht. / Leonidha Musaj Panorama.al

Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Provokuesja Daniella: Messi luan me pelena në finale

Provokuesja Daniella: Messi luan me pelena në finale

Armando Sadiku nuk ja var, Olta Gixhari pyet Lilën: Kush është ky?!!!

Armando Sadiku nuk ja var, Olta Gixhari pyet Lilën: Kush është ky?!!!

E fundit/ Texas, dy të vrarë dhe disa të plagosur në një studio vallëzimi

E fundit/ Texas, dy të vrarë dhe disa të plagosur në një studio vallëzimi

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com