Elsaed Driaj, 20 vjeç, shqiptar me banim në Britaninë e Madhe, është dënuar me tre vite burg nga një gjykatë britanike në Southend, pasi në muajin dhjetor iu kapën të fshehura në mbathje 38 doza kokaine si edhe 640 paund.
Arrestimi i Driaj u bë në muajin dhjetor në mënyrë fare të rastësishme. Policët ishin informuar nga disa banorë të Romford se në një makinë po tymosej kanabis.
Pas kontrollit të ushtruar policia kapi në flagrancë Driajnë të cilit iu gjetën në mbathje edhe dozat e kokainës.