Anglia ka mposhtur Bullgarinë në “Wembley” me rezultatin 4-0.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020, por mesa duket Bullgaria nuk po kalon një formë të mirë.
Sulmuesi i Tottenham Kane shkëlqeu në këtë takim duke shënuar 3 gola, 2 prej të cilëve me penallti. Goli tjetër i ndeshjes u realizua nga sulmuesi tjetër Sterling.
Ndeshja u dominua totalisht nga anglezët duke marrë në këtë mënyrë tre pikët. Me fitoren e sotme Anglia vendoset në vendin e parë të klasifikimit, vend ky i cili u mbajt për disa orë nga Kosova./ Opinion.al E.Xh.