Përleshjes mes huliganëve anglezë dhe rusë janë shënuar pasditen e së shtunës në Marsejë. Tensionet janë rikthyer në prag të ndeshjes mes Anglisë dhe Rusisë, takim i vlefshëm për finalet e Europianit që kanë nisur një ditë më parë në Francë.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se policisë franceze iu desh të ndërhynte duke përdorur gazin lotsjellës, ndërsa huliganët u përgjigjën duke gjuajtur me shishe apo sende të tjera të forta.
Si pasojë e këtyre përplasjeve, një person u dërgua menjëherë në spital pasi u gjet i shtrirë në rrugë. Mediat e huaja shkruajnë për dhunë dhe trazira të krijuara kryesisht nga huliganët anglezë, duke thyer xhama dhe tavolina në lokalet e qytetit.