Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka thënë se do të thërrasë Këshillin Kombëtar pas kërkesës së 276 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të cilët kërkojnë pezullimin e procesit të 29 korrikut, për zgjedhjen e kreut të PD.
Mësohet se pas kjo kërkesë i është dorëzuar Bardhit nga 7 deputetë të PD, ku i kërkohet të ushtrojë kompetencat si sekretar i përgjithshëm.
Në një prononcim, Bardhi është shprehur se ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
“Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ju falenderoj”, ka thënë Bardhi./Opinion.al