Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Andi Bejtja komenton përplasjen Haradinaj-Rama, debat me Baton Haxhiun

2019/05/07 at 10:19 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Në studion e emisionit “Opinion” është diskutuar për marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt pas Samitit të Berlinit. Të ftuarit në studio janë përpjekur të hedhin dritë se çfarë ka ndodhur në kryeqytetin gjerman mes krerëve të qeverive. Andi Bejtja tha se përplasja mes tyre është evidente, por nuk ndikon në marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë.


“Është përplasje evidente, por nuk mendoj se ndikon në marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë. Thelbi i përplasjes është që Haradinaj është për opsion tjetër, jo për kufijtë në këtë mënyrë. Tjetra është mënyra se si është bërë kjo gjë, pa transparencë, e dinin vetëm 2-3 veta dhe nuk nxirrnin as idenë se e kujt ishte. Të paktën publikisht kjo lexohet. Haradinaj mendon se Rama është përfshirë direkt ose indirekt në këtë gjë. Në një farë mënyrë, edhe taksa pengon marrëveshjen për kufijtë. Në Samit u dha një lloj shuplake, u bë e qartë që nuk ishte projekt evropian. Presidenti Thaçi ka thënë se mund t’i zgjidhnin vetë punët e tyre dhe ky është një regres”, ka thënë Andi Bejtja.

Baton Haxhiu nga ana tjetër ka thënë se ka një përplasje mes Europës dhe SHBA-ve për çështjen e projektit të kufijve. Ai ka sqaruar edhe se cili ka qenë propozimi i Emmanuel Macron për pezullimin e taksës ndaj Serbisë.

“Kemi evidentuar se kjo përplasje nuk do të evidentohet në egot politike në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo përplasje u shtri në gjithë konjukturat politike, shihni fotot e opozitarëve shqiptarë me kryeministrin Haradinaj. Bejtja kohët e fundit as nuk e merr mundimin të analizojë, vetëm i thjeshton gjërat. Mendoj ata se hynë në kategorinë politike që kanë përplasje, ke Thaçi-Berisha, ke përplasjen Rama-Haradinaj. Kur është mbajtur Samiti në Pejë, njeriu që ka përkrahur taksën ka qenë kryeministri shqiptar. Çfarë ndodhi? Edhe brenda qeverisë pati përplasje, ministri Ahmetaj ka qenë kundër. Esenca është besueshmëria e zotit Haradinaj se taksa është politike dhe duhet lidhur me njohjen. Pyetja është se zoti Rama nuk i ka bërë presion që ta heqë taksën, por ta pezullojë, deri në shtator, siç ka thënë Macron, që nëse nuk do t’i liberalizonte vizat, le të rikthehej taksa”, ka thënë Baton Haxhiu./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rama inspekton punimet te aeroporti “Nënë Tereza”: Një ndër më të bukurit në Europë
Aktualitet

Rama inspekton punimet te aeroporti “Nënë Tereza”: Një ndër më të bukurit në Europë

9 Maj, 2025 12:54 pm
Arrestohet 38-vjeçari në Vlorë, kishte kthyer magazinën e lokalit në “fole” droge
Aktualitet

Tentoi të përplaste me makinë vëllanë e tij, arrestohet 60 vjeçari

9 Maj, 2025 12:42 pm
Zgjedhjet e 11 Majit/ Zyrat e IdentiTek të hapura edhe ditën e shtunë
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Zyrat e IdentiTek të hapura edhe ditën e shtunë

9 Maj, 2025 12:39 pm
Inteligjenca gjermane shpall AfD organizatë ekstremiste: Kërcënon demokracinë
Bota

Pezullohet përkohësisht klasifikimi ekstremist për AfD

9 Maj, 2025 12:36 pm
Krimet zgjedhore/ Përfundon takimin në Shkodër, Dumani mbërrin në Lezhë
Aktualitet

SPAK në Shkodër, PSD: Asnjë nga anëtarët tanë s’është përfshirë në krime zgjedhore

9 Maj, 2025 12:29 pm
E zuri masivi i dheut, gjendet trupi i Ardit Beshirit
Aktualitet

E zuri masivi i dheut, gjendet trupi i Ardit Beshirit

9 Maj, 2025 12:08 pm
U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë
Bota

U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë

9 Maj, 2025 12:00 pm
“Ndërtojmë rrugë thonë, vjedhje të tmerrshme!”/Berisha: Paratë të ishin për pensione
Aktualitet

E bëri “magjinë” dhe në Shqipëri LaCivita?Berisha: Faktor madhor i fitores në 11 Maj

9 Maj, 2025 12:00 pm
Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!
Aktualitet

Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!

9 Maj, 2025 11:35 am
Berisha: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pas 12 majit…
Aktualitet

Berisha: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pas 12 majit…

9 Maj, 2025 11:29 am
Para

Baton Haxhiu: Ku lindi konflikti për kufijtë

Ish-Ministri: Ja aleancat mes politikanëve në Shqipëri dhe Kosovë

Barcelona jashtë Champions!!!

Barcelona jashtë Champions!!!
















TE FUNDIT

Rama inspekton punimet te aeroporti “Nënë Tereza”: Një ndër më të bukurit në Europë

Rama inspekton punimet te aeroporti “Nënë Tereza”: Një ndër më të bukurit në Europë
9 Maj, 2025

Kryeministri, Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme punimet në aeroportin “Nënë Tereza”. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama...

Lexo më shumë

Tentoi të përplaste me makinë vëllanë e tij, arrestohet 60 vjeçari

Arrestohet 38-vjeçari në Vlorë, kishte kthyer magazinën e lokalit në “fole” droge
9 Maj, 2025

Dyshohet se tentoi të përplaste me automjet të vëllanë dhe ushtroi dhunë psikologjike ndaj tij, arrestohet 60 vjeçari. Konkretisht në...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit/ Zyrat e IdentiTek të hapura edhe ditën e shtunë

Zgjedhjet e 11 Majit/ Zyrat e IdentiTek të hapura edhe ditën e shtunë
9 Maj, 2025

Ministria e Brendshme ka njoftuar se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën...

Lexo më shumë

Pezullohet përkohësisht klasifikimi ekstremist për AfD

Inteligjenca gjermane shpall AfD organizatë ekstremiste: Kërcënon demokracinë
9 Maj, 2025

Agjencia e Brendshme e Spiunazhit të Gjermanisë ka ndaluar përkohësisht klasifikimin e Alternativës për Gjermaninë (AfD) si një organizatë ekstremiste,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com