Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza/ Zgjedhjet e parakohshme, një skenar që mund të kënaqë dy palët

2017/04/25 at 11:32 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Analiza/ Zgjedhjet e parakohshme, një skenar që mund të kënaqë dy palët

GENC BURIMI


David McAllister, i preferuari i Angela Merkelit, që do të negociojë sot në Tiranë daljen nga kriza politike, s’duhet ta ketë tepër të vështirë. Si skocez që është (nga i ati), ai ndan me shqiptarët të njëjtin emër atdheu. Skocia e lashtë quhej Albany. Si jurist që është, me siguri që e ka lexuar në detaje Kushtetutën e Shqipërisë dhe zgjidhja është aty gati. Një zgjidhje, që si me shkop magjik, i “shpëton nderin” edhe kryetarit të qeverisë dhe atij të opozitës. Let’s go.

Në emër të qeverisë, Edi Rama insiston të respektohet Kushtetuta dhe zgjedhjet legjislative të mbahen në afatet kushtetuese. Domethënë, më 18 qershor. Në emër të opozitës, Lulzim Basha insiston që zgjedhjet të shtyhen me qëllim që të implementohen disa masa kyçe, që do t’i bënin ato të pamanipulueshme.

Kësaj kërkese të parë, Lulzim Basha i shton një të dytë: reforma e pashmangshme zgjedhore s’mund t’i besohet veçse një ekipi qeveritar “asnjanës”, domethënë një qeverie teknike, sipas tij. Edi Rama e refuzon kategorikisht edhe kërkesën e parë dhe të dytë. David McAllister mund t’i puqë fare mirë këto dy pozicione në pamje të parë të papajtueshme me “sabotimin” e programuar dhe legal të zgjedhjes së Presidentit.

Po nuk u zgjodh ai me pesë raunde (dy janë tashmë konsumuar), Kushtetuta dikton shpërndarjen e Parlamentit dhe organizimin e zgjedhjeve 45 ditë pas dështimit të zgjedhjes së Presidentit. Le ta zëmë se opozita dëshiron në këtë moment zgjedhje në vjeshtë. Le të supozojmë të dielën, 10 shtator. Në këtë rast duhet që data e shpërndarjes së Kuvendit 45 ditë më parë të jetë më 28 korrik. Dhe kjo është e mundur.

Po ashtu, kur do të shpërndahet Kuvendi, vetvetiu qeveria aktuale do të bjerë. Realizohen kështu të dyja kushtet e opozitës, edhe shtyrja e zgjedhje, edhe formimi i qeverisë teknike. Le ta shohim tani praktikisht se si përkthehet kjo me precizion në kalendar.

Kuvendi e ka iniciuar, pra, tashmë procesin e zgjedhjes së Presidentit me pesë raunde maksimale, siç e parashikon Kushtetuta. Këtë të enjte, 27 prill, parashikohet të mbahet raundi i tretë, pasi janë konsumuar dy të parët pa asnjë kandidat në garë. Kushtetua e ka vënë si rregull që çdo raund organizohet një javë më mbrapa. Pra, raundi i katërt do të zhvillohet më 4 maj dhe i pesti që do të jetë edhe i fundit, më 11 maj.

Neni 87 i Kushtetutës, në pikën 5, thotë shprehimisht kështu: “Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjë kandidat nuk siguron shumicën e kërkuar… Kuvendi shpërndahet. Zgjedhjet e reja zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij”.

Lexuesi mund të vërë re “harresën” fatlume që ka bërë legjislatori në këtë nen. Ai nuk ka parashikuar afatin ditor, brenda të cilit duhet të shpërndahet Kuvendi pas dështimit të raundit të pestë së zgjedhjes së Presidentit. Pra, palët me konsensus mund të vendosin që Kuvendi do të shpërndahet më 28 korrik dhe zgjedhjet sipas ligjit mbahen 45 ditë më pas, më 10 shtator.

Këto data mund të lëvizin më herët apo më vonë, në varësi të konsensusit që do të gjendet për të fiksuar datën e shpërndarjes së Kuvendit. Fundi i fundit, ai që e ka në dorë të shpallë shpërndarjen e Kuvendit pas konstatimit të ngërçit për të zgjedhur Presidentin e ri është vetë kryetari i shtetit në funksion, po t’i referohemi indirekt nenit 92 të Kushtetutës, pika g: ”Presidenti cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin… ”.

Meqenëse Kushtetuta nuk thotë se Kuvendi duhet shpërndarë po atë ditë të dështimit të raundit të pestë të zgjedhjes së Presidentit, pra në rastin tonë më 11 maj, atëherë maxhoranca qeveritare nuk e ka në dorë ta caktojë vetë se në ç’datë duhet caktuar shpërndarja e Kuvendit. Askush nuk do të ketë interes ta vazhdojë më gjatë këtë polemikë. Të paktën jo David McAllister, që ka marrë rrugë të gjatë për këtë.

Ai thjesht do të këshillojë të zbatohet Kushtetuta. Me zgjidhjen e habitshme që na ofron kjo kushtetutë, nuk fiton as humbet as Rama dhe as Basha. Kjo zgjidhje vjen fare natyrshëm nga skadimi i procedurave për zgjedhjen e Presidentit.



Ju sugjerojmë

Konkursi për Kampusin e Ri Universitar në Durrës, Rama: Do t’u ofrojë studentëve…
Kryesore

Konkursi për Kampusin e Ri Universitar në Durrës, Rama: Do t’u ofrojë studentëve…

23 Qershor, 2026 10:43 am
Belgjika lëshon urdhër-arrest ndaj ish-komisionerit europian
Bota

Belgjika lëshon urdhër-arrest ndaj ish-komisionerit europian

23 Qershor, 2026 10:33 am
Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës
Aktualitet

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës

23 Qershor, 2026 9:42 am
Negociatat SHBA -Iran, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane
Bota

Negociatat SHBA -Iran, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane

23 Qershor, 2026 9:39 am
Rama dedikim protestuesit: Mbrëmë të kthyen në hero për të të lënë në rrugë vetëm
Kryesore

Rama dedikim protestuesit: Mbrëmë të kthyen në hero për të të lënë në rrugë vetëm

23 Qershor, 2026 9:21 am
Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë
Bota

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë

23 Qershor, 2026 7:56 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

23 Qershor, 2026 7:54 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

23 Qershor, 2026 7:51 am
“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës
Aktualitet

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

22 Qershor, 2026 10:56 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës

22 Qershor, 2026 10:32 pm
Para
Elton John anulon koncertet, shkak një infeksion vdekjeprurës

Elton John anulon koncertet, shkak një infeksion vdekjeprurës

Premiera “Altin in Citta”/ Një film italian për emigrimin shqiptar të viteve ‘90

Premiera "Altin in Citta"/ Një film italian për emigrimin shqiptar të viteve ‘90

“Ura e Bunës”/ Voltana Ademi-Ramës: Mos e përdor urën për foto elektorale, por trego projektin

"Ura e Bunës"/ Voltana Ademi-Ramës: Mos e përdor urën për foto elektorale, por trego projektin
















TE FUNDIT

Konkursi për Kampusin e Ri Universitar në Durrës, Rama: Do t’u ofrojë studentëve…

Konkursi për Kampusin e Ri Universitar në Durrës, Rama: Do t’u ofrojë studentëve…
23 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama në prezantimet e 5 ekipeve finale të Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”, u...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon urdhër-arrest ndaj ish-komisionerit europian

Belgjika lëshon urdhër-arrest ndaj ish-komisionerit europian
23 Qershor, 2026

Belgjika ka lëshuar një urdhër arresti evropian ndaj ish-Komisionerit Evropian grek Dimitris Avramopoulos, në kuadër të hetimeve të lidhura me skandalin...

Lexo më shumë

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës
23 Qershor, 2026

Policia e Shtetit ka njoftuar një sërë emërimesh dhe lëvizjesh në strukturat drejtuese në nivel qendror dhe vendor. Pas përfundimit...

Lexo më shumë

Negociatat SHBA -Iran, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane

Negociatat SHBA -Iran, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane
23 Qershor, 2026

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, tha se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të lirojnë "menjëherë" 12 miliardë dollarë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}