Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza/ Vështrim nga Brukseli, metodologjia e re ia vë frenat zgjerimit

2020/02/06 at 11:00 AM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Analiza/ Vështrim nga Brukseli, metodologjia e re ia vë frenat zgjerimit

Rikard Jozwiak-Në shikim të parë, metodologjia e re e Komisionit Evropian, e bërë publike më 5 shkurt, duket e arsyeshme, me shumë ide të mira.


Por, mos harroni, nëse miratohet, ajo nënkupton dy gjëra: anëtarësimi i një vendi në Bashkimin Evropian do të jetë më i vështirë se kurrë dhe shtetet anëtare të BE-së, e jo burokratët në Bruksel, do të jenë në vendin e shoferit kur të bëhet fjalë për politikën e zgjerimit të BE-së.

Në fund të fundit, është një lajm i keq për vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në BE, por edhe për vendet si: Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina. Është e qartë se diçka është dashur të bëhet me politikën e zgjerimit, pas dështimit që ka ndodhur vjeshtën e kaluar.

Edhe pse Komisioni Evropian u ka rekomanduar shtetetve anëtare të BE-së që t’i japin dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, ndërhyrja e Francës – së bashku me atë të Danimarkës dhe Holandës në rastin e Shqipërisë – ka prodhuar një dritë të kuqe.

E njëjta gjë ka ndodhur verën e kaluar dhe një verë para saj. Mirëpo, propozimi i ri është aty për të qetësuar vendet më skeptike të BE-së. Ai është hartuar për më pak se dy muaj me urdhër të Francës. Ky duhet të jetë një rekord i shpejtë, marrë parasysh se Brukselit i pëlqen të mendojë gjatë për gjërat.

E vërteta është se fundi është larg dhe se vendet anëtare mund ta refuzojnë atë. Ka pasur thashetheme se disa mund ta zhargisin, në mënyrë që qëllimi i deklaruar i Brukselit për t’i dhënë dritën e gjelbër Tiranës dhe Shkupit përpara se të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor në muajin maj në Zagreb, të dështojë.

Pra, çfarë është në dokument dhe çfarë do të thotë ai për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe potencialisht për Bosnje e Hercegovinën dhe Kosovën, në rrugën e tyre të mëtejshme?

Ai u ofron më shumë mundësi vendeve anëtare të BE-së për të monitoruar përparimin. Ka kontribute financiare të BE-së që mund të shkojnë lart e poshtë varësisht performancës dhe 35 kapitujt e negociatave do të hapen dhe mbyllen në grupe prej 6 dhe jo veç e veç siç është rasti tani.

Pika e fundit mund të duket si një ndryshim i vogël, por nuk është ashtu. Aktualisht, kapitujt hapen në mëyrë josistematike dhe kjo bën të duket se vendet kandidate janë duke bërë përparim. Me grupe, njëri nuk do të mbyllet derisa të mos mbyllen të gjithë kapitujt. Kjo tregon qartë se zgjerimi në të ardhmen nuk do të udhëtojë në korsinë e shpejtë.

Nëse merret parasysh se me propozimin e ri mund të rihapen edhe kapitujt tashmë të mbyllur, duket qartë se Komisioni Evropian po u jep autoritet kryeqyteteve kombëtare, sidomos atyre që mund ta përdorin procesin e zgjerimit të BE-së për qëllime të brendshme. Tani për tani është Parisi dhe në njëfarë mase Haga dhe Kopenhageni, por nesër mund të jetë dikush tjetër.

Nga cilado anë që shikoni, pengesat për t’iu bashkuar bllokut janë më të mëdha se kurrë. Një zyrtar i BE-së me të cilin kam biseduar, ka thënë se zgjerimi i madh i BE-së, më 2004 dhe 2007, që ka sjellë në bllok dhjetë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, “ndoshta nuk do të ndodhte kurrë në këto kohë të reja”.

Një aspekt tjetër interesant është se në cilat shtete do të aplikohet kjo metodologji.

Serbia dhe Mali i Zi, që tashmë i kanë nisur negociatat e anëtarësimit me BE-në, nuk do të preken. Komisioni Evropian ka thënë se do të ishte gabim ndryshimi i rregullave të lojës derisa loja vazhdon. Por, ato mund të përfshihen në të vetëm nëse duan. Turqia, e cila ka ngecur në negociatat e saj me Brukselin tash e sa vite, as që përmendet në metodologjinë e re. Shumë vende në fqinjësinë evropiane ndoshta duan të përfshihen në këtë metodologji, pasi ajo së paku ofron një rrugë – edhe pse mjaft të vështirë.



Ju sugjerojmë

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
-U tha në Opinion

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

27 Tetor, 2025 10:43 pm
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Politikë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

27 Tetor, 2025 10:11 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

27 Tetor, 2025 10:05 pm
Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
Aktualitet

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

27 Tetor, 2025 9:13 pm
Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve
Kryesore

Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve

27 Tetor, 2025 8:19 pm
A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend
Aktualitet

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

27 Tetor, 2025 7:22 pm
Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26
Aktualitet

Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26

27 Tetor, 2025 7:17 pm
“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend
Aktualitet

“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend

27 Tetor, 2025 6:46 pm
“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…
Aktualitet

“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…

27 Tetor, 2025 6:08 pm
Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim
Aktualitet

Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim

27 Tetor, 2025 6:01 pm
Para
“Policia manipulon plagosjen e qytetares në Shkodër”

“Policia manipulon plagosjen e qytetares në Shkodër”

“Franca pret raport për reformat e kërkuara ndaj Shqipërisë”

"Franca pret raport për reformat e kërkuara ndaj Shqipërisë"

Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

Greqia goditet nga tërmeti i fuqishëm
















TE FUNDIT

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
27 Tetor, 2025

“Çfarë tha Dumani për hetimin e politikanëve” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion” duke iu referuar raportimeve të...

Lexo më shumë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
27 Tetor, 2025

Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të...

Lexo më shumë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
27 Tetor, 2025

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Krujë-Fushë Krujë. Mësohet se rreth orës 21:00, shtetasi T. S., 20...

Lexo më shumë

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
27 Tetor, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, në raportimin e tij vjetor në Kuvend,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com