Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza/ Trump, Harris me qëndrime disi të ndryshme për Kinën

2024/10/06 at 6:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Analiza/ Trump, Harris me qëndrime disi të ndryshme për Kinën

Politika e Shteteve të Bashkuara për Kinën përgjithësisht nuk ka ndryshuar nga administrata e ish-Presidentit Donald Trump tek ajo e Presidentit Joe Biden.


Të dy e kanë konsideruar Kinën si konkurenten më të madhe të Amerikës. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Elizabeth Lee, dy kandidatët e tanishëm, Harris dhe Trump kanë përqasje disi të ndryshme për marrëdhëniet me Kinën.

Megjithëse kanë përplasje për një seri tematikash, kandidatja demokrate Kamala Harris dhe kandidati republikan Donald Trump janë dakort për një çështje: për rrezikun nga Kina. Robert O’Brien shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare gjatë administratës së ish-Presidentit Trump.

“Mendoj se rreziku që kemi nga Kina është shumë më serioz se nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë”, thotë zoti O’Brien.

Zoti O’Brien thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të përballen me Kinën duke demonstruar forcë.

“Nuk është vetëm fuqia ushtarake. Është fuqia ekonomike. Fuqia diplomatike. Është fuqia e butë dhe ajo kulturore. Kjo i tremb këta kundërshtarë”, tha zoti O’Brien.

Në aspektin ekonomik, administratat e ish-Presidentit Trump dhe ajo e Presidentit Biden kanë përdorur tarifat për t’iu kundërvënë praktikave kineze të mbingopjes së tregut me produkte të lira.

“Kina do ju marrë të gjithë biznesin për shkak të makinave elektrike dhe materialeve që kanë. Ne nuk i kemi”, tha ish-Presidenti Trump.

Ai propozon vendosjen e tarifave deri në 60% ndaj importeve kineze. Nënpresidentja Harris flet gjithashtu për konkurencën SHBA-Kinë.

“Do të sigurohem që ta udhëheq botën drejt një të ardhmeje për hapësirën kozmike dhe inteligjencën artificiale. Që ta fitojë garën Amerika, dhe jo Kina”, tha Nënpresidentja Harris.

“Ajo ka mbështetur disa nga kufizimet për tregtinë të administratës Biden. Por nuk është shumë në favor të tarifave”, thotë Jeremi Suri, nga Universiteti i Teksasit.

Analistët thonë se ish-Presidenti Trump e shikon çështjen si më praktike.

“Do të jetë ndoshta telefonata ime e parë, me Presidentin Xi. Do t’i them se duhet të zbatojë marrëveshjen për të cilën ranë dakord, që të blejnë 50 miliardë dollarë produkte të fermave amerikane. Dhe ju garantoj se ai do t’i blejë”, tha ish-Presidenti Trump.

Në fushën e politikës së jashtme, zoti O’Brien thotë se është e rëndësishme të ndërtohen aleanca me vendet që kanë perceptime të ngjashme.

“Ishte dikur një kohë kur Amerika mund ta përballonte e vetme. Nuk ja dalim dot më të vetëm”, tha zoti O’Brien.

Një ekspert thotë se ish-Presidenti Trump është shkëputur nga politika e jashtme tradicionale republikane për krijimin e aleancave të forta.

“Trump-i nuk është fare për aleancat dhe më tepër shtron pyetjen se çfarë fitojmë ne?”, thotë Richard Murray, Universiteti i Hjustonit.

Ndërsa po shtohet retorika elektorale për konkurencën kineze dhe rreziqet e sigurisë, disa amerikanë kanë frikën se pasojat mund t’i ndjejnë aziatiko-amerikanët dhe kinezët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, thotë Steven Pei, i cili emigroi nga Tajvani dhe tashmë punon si profesor universiteti në Shtetet e Bashkuara.

“Mendojnë se e gjithë shoqëria amerikane po përballet me një rrezik nga Kina. Kështu që duhet një reagim nga mbarë shoqëria për ta trajtuar këtë rrezik që u vjen nga fabrikat, studentët, studiuesit nga Kina. Do më përfshijnë edhe mua, pasi njerëzit nuk dallojnë dot nëse jam nga Tajvani apo Kina, apo Koreja?”, thotë zoti Pei.

Me retorikën e ashpër të ish-Presidentit Trump, disa aziatiko-amerikanë shqetësohen për ndjesinë në rritje anti-kineze, në rast se ai zgjidhet president. Por aziatiko-amerikanët republikanë thonë se shpresojnë që duke qenë sipërmarrës, ai mund të arrijë marrëveshje me Kinën nga të cilat mund të përfitojnë të gjithë amerikanët./VOA



Ju sugjerojmë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Para
Lewandowski shënon tripletë dhe rikthen Barcelonën te fitorja

Lewandowski shënon tripletë dhe rikthen Barcelonën te fitorja

“Më ke kërcënuar me jetë!”/ Dy burrat kacafyten mes tyre, Gjoni godet huadhënësin

“Më ke kërcënuar me jetë!”/ Dy burrat kacafyten mes tyre, Gjoni godet huadhënësin

Afrojnë zgjedhjet, Balla intesifikon takimet: Vota e diasporës moment historik për demokracinë shqiptare.

Afrojnë zgjedhjet, Balla intesifikon takimet: Vota e diasporës moment historik për demokracinë shqiptare.
















TE FUNDIT

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}