Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza e REL: A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

2025/05/22 at 5:12 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Analiza e REL: A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian porositi këtë javë se “tani është koha për riangazhim” nga Kosova dhe Serbia në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.


Porosia e Kaja Kallasit, me paralajmërimin se dialogu është domosdoshmëri që ato të ecin drejt integrimit evropian, u dha në prag të vizitës së saj në kryeqytetet e dy vendeve, të mërkurën dhe të enjten.

Më vonë, në Beograd, ajo tha se planifikon të ftojë në Bruksel “sa më parë të jetë e mundur” përfaqësues nga të dy vendet “për të diskutuar hapat përpara” – pa përmendur se kush do të marrë ftesë saktësisht.

Por, njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë dhe në Beograd janë pesimistë nëse rikthimi në dialogun e nivelit politik ndërmjet dy vendeve është i mundshëm tash për tash.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kosova ende nuk ka arritur të përmbyllë konstituimin e Kuvendit, që do t’i hapte rrugë procesit të krijimit të qeverisë së re.

Ndërkaq, Serbia, në muajt e fundit është duke u përballur me protesta të shumta dhe turbullira politike.

Legjitimiteti i palëve biseduese

Afrim Hoti, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se dialogu nuk ka kuptim, nëse ai nuk udhëhiqet nga liderë që kanë kredenciale dhe legjitimitet në vendet përkatëse.

Problematika kryesore, sipas tij, ndërlidhet me faktin se Kosova drejtohet nga një qeveri në detyrë.

Në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dialogu me Serbinë udhëhiqet vetëm nga qeveria e vendit. Ndërkaq, në këtë proces, palën e Serbisë e drejton presidenti i saj.

“Unë nuk besoj që do të kemi rund apo përpjekje për një takim eventual, të paktën jo për aq kohë sa nuk themelohet qeveria e re në Kosovë”, thekson Hoti.

Në anën tjetër, pas një incidenti në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar, që i mori jetën 16 personave, autoritetet në Serbi u ballafaquan me protesta për disa muaj.

Qeveria e atjeshme, e drejtuar nga Millosh Vuçeviq, dha dorëheqje dhe u zëvendësua nga një kabinet qeverisës që aktualisht drejtohet nga Gjuro Macut, i cili, sikurse paraardhësi, është pjesë e Partisë Progresiste Serbe, e themeluar nga presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dushan Janjiq, nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike, thotë për Radion Evropa e Lirë se zhvillimet e muajve të fundit në Serbi e kanë luhatur seriozisht pushtetin e Vuçiqit.

“Në Serbi nuk ka qeveri legjitime, por vetëm legale”, shprehet Janjiq, duke shtuar se insistimi i përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kallas, për rinisje të dialogut tani, duket si qasje burokratike, me sloganin “duhet të nisë”.

“Mirë që ka ardhur [Kallas, në Beograd dhe në Prishtinë], që të shohë se negociuesit me të cilët bisedon janë ‘rrëfim bosh’, dhe të nisë ta përgatisë aparatin e saj dhe veten për një metodologji të negociatave. Në rast të kundërt, do ta humbë mandatin e lehtësueses [së dialogut]”, vlerëson Janjiq.

Faza e ardhshme e procesit

Të mërkurën, Vuçiq tha se “Serbia është e vendosur për dialog konstruktiv me ndërmjetësimin e BE-së”.

Por, ai shtoi se ia ka përkujtuar kryediplomates Kallas se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga pala kosovare është “një parakusht për përparim të mëtejmë në dialog”.

Gatishmërinë e Kosovës për të marrë pjesë në procesin e dialogut e ka shprehur edhe presidentja Vjosa Osmani, por ajo i ka bërë thirrje BE-së që, paraprakisht, “duhet të flasim për heqjen e masave nga ana e BE-së, sepse kjo e dëmton edhe vetë kredibilitetin e BE-së”.

BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 – pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. Masat e tilla vazhdojnë të jenë në fuqi.

Në prill, Kallas bëri me dije se BE-ja është duke i zbërthyer gabimet në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që t’i japë gjallëri procesit.

Duke iu referuar kësaj deklarate, Hoti shpreh mendimin se nuk ka shumë tema për të cilat mund të bisedohet, kurdo që të rinisë dialogu në Bruksel.

Sipas tij, problem mbetet zbatimi i marrëveshjeve të arritura ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë atë kryesoren, Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve, e njohur si Marrëveshja e Ohrit.

“Fundja, nëse ne kemi në sfond një listë të marrëveshjeve, për të cilat është dhënë pajtimi nga udhëheqjet përkatëse, dhe nuk kemi zbatimin e tyre praktik, vazhdimi i procesit negociues del i panevojshëm, i palogjikshëm, nuk ka racionalitet”, thotë Hoti.

Ai pret që strategjia e re e Kallasit në fazën e ardhshme të dialogut të jetë zbatimi i marrëveshjeve të deritashme, duke ushtruar presion të balancuar tek të dyja palët.

Edhe Janjiq shpreson që vazhdimi eventual i procesit, kurdo që të ndodhë gjatë mandatit të Kallasit, të mos jetë përsëritje e qasjes së “menaxhimit të konfliktit”, siç ishte, sipas tij, gjatë mandatit të pararendësit të saj, Josep Borrell.

“Shpresoj që ata [BE-ja] do të mendojnë seriozisht dhe do të nisen rrugës që do ta ndjekin amerikanët. Kjo nënkupton: tavolina të rrumbullakëta, procese të shkurtuara të bisedimeve dhe, më e rëndësishmja, të hapin ‘Zyrën për zbatim’”, shprehet Janjiq.

“Zyra për zbatim”, sipas tij, do të mbikëqyrte zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash në procesin e dialogut, dhe do t’i raportonte BE-së për rezultatet.

Megjithatë, ai nuk pret që procesi të rinisë deri në fund të këtij viti, pa arritjen e stabilizimit të rrethanave dhe skenave politike në Kosovë dhe në Serbi./rel



Ju sugjerojmë

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së
Bota

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

24 Nëntor, 2025 9:17 pm
Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë
Kronikë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë

24 Nëntor, 2025 8:54 pm
Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”
Bota

Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”

24 Nëntor, 2025 8:23 pm
Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin
Kryesore

Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin

24 Nëntor, 2025 8:01 pm
Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
Aktualitet

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

24 Nëntor, 2025 6:48 pm
Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

24 Nëntor, 2025 5:27 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

24 Nëntor, 2025 3:32 pm
Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
Bota

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

24 Nëntor, 2025 2:36 pm
Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

24 Nëntor, 2025 1:46 pm
Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë
Aktualitet

Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë

24 Nëntor, 2025 1:38 pm
Para
Greqi, shqiptari vetëvritet në komisariatin e Kalkidës

Greqi/ Vritet me armë zjarri 41-vjeçari shqiptar

Aplikimet në çerdhet e Bashkisë së Tiranës, afati dhe dokumentacioni që duhet dorëzuar

"Furtunë" në Bashkinë e Tiranës, shkarkohen besnikët e Veliajt

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi

SPAK sekuestron një tjetër pronë të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës
















TE FUNDIT

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së
24 Nëntor, 2025

Ish-përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, është shprehur se SHBA-të nuk mund të konsiderohen më...

Lexo më shumë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë
24 Nëntor, 2025

Pas më shumë se 12 orësh rezistencë dhe negociatash intensive, dy personat e kërkuar që kishin qëndruar të izoluar në...

Lexo më shumë

Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”

Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”
24 Nëntor, 2025

Plani i paqes me 28 pika i shpallur nga SHBA-të javën e kaluar “nuk ekziston më”, tha një këshilltar i...

Lexo më shumë

Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin

Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin
24 Nëntor, 2025

“Në agjendën e punimeve të asamblesë së përgjithshme të CDI, një vend qendror zinte Shqipëria, narkodiktatura e Edi Ramës”. Kështu u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com