Kuvendi ka votuar amendamentet e Gazment Bardhit për amnistinë penale, ndërsa kanë rrëzuar amendamentet e deputeti Enkelejd Alibeajt.
Pas votimit, Luzlim Basha dhe deputetët e tij u larguan nga salla.
Amnistia penale u votua me 110 vota pro, një kundër dhe një abstenim. Vota kundër ishte e demokratit Agron Shehaj, ndërsa abstenim e socialistes Ermonela Felaj.