Aktualitet

Ambasadorja shqiptare në Greqi takon konsullin shqiptar…për bashkëpunim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:47 - 09/07/21 |
Opi Nion

Ndërkohë që Shqipëria dhe Greqia kanë mes njëra tjetrës çështje ende të pazgjidhura të mbartura me kohën, apo dhe nevojë për të forcuar bashkëpunimin, një takim i pazakontë ka ndodhur mes zyrtarëve shqiptarë atje.

Ambasadorja shqiptare në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, e shoqëruar nga Ministrja Fuqiplotë, znj. Elvira Isufi, ka zhvilluar një takim me Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë në Janinë, z. Eltjon Vërleni.

Në njoftimin e publikuar nga vetë ambasada shqiptare në Greqi bëhet me dije se gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi ecurinë e punës dhe forcimin e bashkëpunimit mes Ambasadës dhe Konsullatës.

Siç duket zyrtarët kanë ende ‘shumë për të bërë që të forcojnë’ bashkëpunimin me njëri-tjetrin, për të kaluar më pas me shtetin fqinj, Greqinë./Opinion.al

Pas